May 7, 2012

Kërkesë e pakuptimtë


Një djalë i thotë të dashurës së tij “të dua”. Ndërsa vjen reagimi i saj:
- A ke dy Mercedesë?
- Nuk kam!
- Shtëpi dykatëshe?
- Nuk kam!
- Atëherë nuk do të ketë asgjë mes nesh.
Djaloshi i pikëlluar shkon në shtëpi, ia tregon të gjitha babait dhe kërkon nga ai që ta këshillojë. Ndërsa babai i thotë:
- Djali im, nëse vërtet e dashuron, atëherë shite Lamborghinin dhe Ferrarin dhe bliji ato dy Mercedesë që po i kërkon ajo, mirëpo më duket e pakuptimtë që t’ia rrënojmë katër kate shtëpisë.

No comments:

Post a Comment

Zgjidh njerin nga nenopsionet per te komentuar, me e preferuara eshte Name/URL.