May 7, 2012

Ditë të lirë

Po kërkon një ditë të lirë? Në rregull, t’i hedhim një sy se çfarë po kërkon. Të themi se janë 365 ditë në vit të disponueshme për punë. Janë 52 javë brenda vitit, gjatë të cilave i ke nga 2 ditë pushim, kështu që mbesin 261 ditë në dispozicion për punë. Meqenëse kalon 16 orë në ditë duke mos punuar, i ke shfrytëzuar edhe 170 ditë, që do të thotë se mbesin 91 ditë për të punuar. Çdo ditë shpenzon nga 30 minuta për kafe, që llogaritet 23 ditë në vit, pra mbesin vetëm 68 ditë për punë. Me nga një orë pushim dreke në ditë, ke shfrytëzuar edhe 46 ditë, duke të mbetur vetëm edhe 22 ditë në dispozicion për të punuar. Zakonisht 2 ditë brenda vitit i shfrytëzon në rast sëmurjeje, pra mbesin 20 ditë. Duke llogaritur 5 ditë që nuk punojmë gjatë festave, numri i ditëve të punës bie në 15. Çdo vit japim nga dy javë pushim vjetor (14 ditë), kështu që mbetet vetëm 1 ditë e disponushme për punë dhe nuk e kam ndërmend që të ta jap të lirë!

No comments:

Post a Comment

Zgjidh njerin nga nenopsionet per te komentuar, me e preferuara eshte Name/URL.