Mar 2, 2012

Mjeku i suksesshëm


Një shqiptar hap një ordinancë në Gjermani. Puna i shkon për mrekulli. Pacientët fillojnë të ikin nga klinikat gjermane dhe të vijnë e të shërohen në ordinancën e shqiptarit.

Shoqata e mjekëve gjermanë të shqetësuar dërgojnë një mjek ‘sekret’ për të zbuluar fshehtësinë e suksesit të mjekut shqiptar.
- Kam problem me ndjenjën e të nuhaturit- thotë mjeku gjerman.
- Motër, ilaçin numër 7!- kërkon mjeku shqiptar.
Motra e sjell një kovë me jashtëqitje.
- Kuuu, çfarë ere!!!- bërtet gjermani.
- Shkruaje ‘i shëruar’!- i thotë shqiptari motrës medicinale.

Me kalimin e kohës, mjekëve gjermanë nuk iu mbetet asnjë pacient. Ata e dërgojnë sërish mjekun e njëjtë, por kësaj radhe me tjetër diagnozë.
- Kam pasur një aksident dhe e kam humbur kujtesën. Nuk mbaj mend asgjë- thotë mjeku i shtirur si pacient.
- Motër, ilaçin numër 7!- kërkon mjeku shqiptar.
- Joooo!- bërtet gjermani.
- Shkruaje ‘i shëruar’!- i thotë mjeku shqiptar.

No comments:

Post a Comment

Zgjidh njerin nga nenopsionet per te komentuar, me e preferuara eshte Name/URL.