Mar 5, 2011

Gruaja pastiçere

Martohet një çift dhe hyjnë në shtëpinë e re. Shtëpia e re ishte me probleme. Ditën e parë kur vjen burri nga puna, gruaja i thotë:
-Burrë po na pikon tavani.
-Po pastaj, mos jam gjë murator unë?
Ditën e dytë.
-Burrë na është prishur lavamani dhe po pikon ujë.
-Po pastaj, mos jam gjë hidraulik unë?
Ditën e tretë.
-Burrë na është prishur tavolina.
-Po pastaj, mos jam gjë marangoz unë?
Ditën e katërt, kur burri vjen në shtëpi, çdo gjë ishte e rregulluar. Ai pyet gruan:
-Kush i rregulloi këto?
-Ah, erdhi komshiu dhe i rregulloi të gjitha.
-Po mirë, nuk kërkoi asgjë?
Gruaja i thotë -Ai donte ose të beja dashuri më të, ose ti bëja një torte me mollë.
Burri -Po mirë, ti më siguri që i ke bërë tortën?
Gruaja -Pse mos jam gjë pastiçiere unë?

No comments:

Post a Comment

Zgjidh njerin nga nenopsionet per te komentuar, me e preferuara eshte Name/URL.