Dec 8, 2012

Dashuria në largësi

I shkruan i dashuri nga Kosova, të dashurës që studion në Angli:

“E dashur, lidhja jonë nuk po shkon ashtu siç kam menduar. Largësia mes nesh është shumë e madhe. Më duhet të pranoj se nga hera e fundit që ke qenë këtu të kam tradhtuar pesë herë. Mendoj se nuk është e drejtë për asnjërin nga ne. Të lutem kthema fotografinë që ta kam dhënë”.

E dashura e lexon letrën me pikëllim dhe nga hidhërimi i madh, grumbullon të gjitha fotografitë e ish-të dashurve, djemve të dajës e të tezes, rreth 50-të. I paketon dhe i dërgon në postë, së bashku me letrën ku shkruan:

“I dashur. Më vjen keq, por nuk më kujtohesh se cili je. Të lutem, merre fotografinë tënde dhe kthemi të tjerat”.

No comments:

Post a Comment

Zgjidh njerin nga nenopsionet per te komentuar, me e preferuara eshte Name/URL.