Sep 30, 2011

Mjet kundër vjedhjes


Nga Ditari

“Sot sërish u thye një xham i madh në katin e dhjetë të ndërtesës së Qeverisë. Për fat nuk pati rrezik për jetën e njerëzve, pasi copat e xhamave ranë në atë pjesë të ndërtesës ku hyjnë ministrat, administrata dhe gazetarët!”

Sep 29, 2011

Anglishtja!

Profi: Let me see your books.
Nxenesi > Klases: Po thot profi a keni honger buk.

Sep 28, 2011

Sep 27, 2011

Pasqyra magjike që do të na hynte në punë


Dy shoke

Takohen 2 shok qe sjon pa moti...
shoku 1:ku je more qe sa stkom pa, a je i lir neser
shoku 2:po neser ton diten nshpi jom
shoku 1 :e masneser
shoku 2:po
shoku 1:tpremten a je i lir
shoku 2:plotsisht i lir
shoku 1:t shtunen a ki me shku naj ka
shoku 2: kom me shku n kinema
shoku 1:aj nanen, thash t thirri ta qes ni dark

Modeli i ri i flokëve!


Sep 26, 2011

… nën mbikëqyrjen e kamerave!


Njëjtë

Sekretaria automatike:
Mirëdita, keni thirrur sekretarinë telefonike të Kuvendit të Kosovës.
Për hajni dhe korrupsion zgjidhni PDK
Për paaftësi dhe letargji zgjidhni LDK
Nëse jeni zgjuar nga gjumi zgjidhni AKR
Për zhurmë pa nevojë zgjidhni AAK
Për gallatë dhe zhurmë zgjidhni Vetëvendosje
Këdo që vendosni ta zgjidhni vetëm ta dini se nuk janë në vendin e punës dhe njëjtë e keni këdo që e zgjidhni.

Sep 24, 2011

Elektriciteti

Wikipedia:-Un di gjithçka!
Google:-Un kam gjithçka!
Facebook:-Un i njoh te gjithe!
Interneti:-Pa mua nuk do ishit asgje!
Elektriciteti :-Vazhdoni te flisni kot legena...!

Shpejtësia

Polici:
Zonjë, a e dini se keni tejkaluar shpejtësinë e lejuar?”
Zonja 83 vjeçare i përgjigjet qetë: “Po e di, por më duhet të vozis shpejtë para se të harroj se për ku jam nisur”.

Leo Messi

Leo Messi e mori një femër me vete në shtëpi. Në muhabet e sipër vajza shkon në WC për tu lehtësuar pak dhe për tu bërë gati për të dashurin. Pas një kohe, del dhe e sheh Messin në shtrat me dy meshkuj tjerë.
Leo, çka është kjo – e pyet e befasuar, ndërsa ai i përgjigjet:
Më vjen keq e dashur, por nuk mundem të “shënoj” pa Xavin e Iniestën!

Pitagora

Cila është teorema e Pitagorës për banesa?
Metri katrorë në qendër të qytetit është i barabartë me dhjetëfishin e shumës së metrave katrorë në periferi. 

Femrat

E pyetën një burrë:
“Cilat femra të pëlqejnë, ato që flasin shumë apo ato tjerat?”
“Cilat tjera” u përgjigj burri.

Fjala e urtë

Si tingëllon një fjalë e urtë kineze?
Qeni që leh nuk është i zier sa duhet. 

Uragani

Porosi për Amerikanët:
Nëse i mbijetoni Irenës, ua dërgojmë Editën...

Reklamacioni

Një mysafir shkon në shtëpinë e prodhimit të prezervativëve, ndërsa në shtëpi dëgjohen të qara dhe britma fëmijësh. Fillon t’i numërojë dhe numëron 15 fëmijë.
“A janë këta fëmijët tuaj?”, pyet mysafiri.
“Po”.
“Po a është reklamë e mirë kjo për një prodhues të prezervativëve”.
“Kjo nuk është reklamë – këta janë reklamacion”.

Martesa

Një çift, dy fëmijë, duke ecur të lumtur rrugës dorë për dore. Gruaja i thotë burrit: “I dashur jemi bashkë që tridhjetë vjet. Mendoj se ka ardhur koha të mendojmë për martesë”.
“E dashur, e kush do të na merrte në këtë moshë”. 

TV

Shkon një polic në një dyqan dhe pyet shitësin:
A keni televizorë me ngjyra?
Po?
Atëherë bjerma një të kaltër...

Dehja


Takohen dy të dehur dhe i pari i thotë të dytit: “Më fal, a mund të kaloj ndërmjet juve dyve?”
“Gjithsesi, por vetëm me rend”. 

Befasia

Si ta befasoni burrin kur jeni e vetme, pa të në pushime?
Kthehuni një ditë më herët në shtëpi!

Rroga

Tipi i cili punon në Postë i lavdërohet një shokut:
Punoj që tri vite në Postë dhe tash po e marr edhe rrogën e trembëdhjetë.
Shoku i përgjigjet:
Unë punoj me një firmë private që katër vjet dhe vitin e kaluar e kam marrë rrogën e tetë

Borxhi


Bisedojnë dy shokë...
Gjemi borxh 200 euro.
Më vjen keq, por nuk i kam 200 euro.
Ani de mi jep 100 euro, e për 100 tjera më mbetesh borxh.