Oct 27, 2011

Kush di, di, e kush nuk di...

Hashim Thaçi shkon në një pritje, por në hyrje e ndal roja. Roja: “Më falni zotëri, nuk mund të hyni pa ftesë”. Thaçi: “Po a s’po më njeh a? Unë jam Hashim Thaçi!” Roja: “Në rregull, a ke ndonjë dokument me vete”. Thaçi: “Sot s’më paska qellu asnjë dokument me vete. Letërnjoftimin e kam harru në shtëpi”. Roja: “Më vjen keq, por vërtet s’mund të futesh brenda”. Thaçi: “E çka është kjo? A kurrë nuk më ke pa në televizion a? Shikomë mirë!” Roja: “E vërtetë, shumë po i përngjani Hashim Thaçit, por edhe ju e dini... Në televizion ka shumë njerëz që i përngjajnë Hashim Thaçit, sidomos në filmat e Hollywoodit... Duhet ta dëshmoni se ju jeni vërtetë Hashimi”. Thaçi: “E çfarë duhet të bëj?” Roja: “Nuk e di. Edhe Fadil Vokrri e kish pas harru letërnjoftimin kështu që ne ia dhamë një top dhe ai dëshmoi se di të luajë futboll dhe e lamë të futej brenda. Leonora Jakupi, po ashtu, s’e kishte letërnjoftimin me vete, i thamë të këndojë dhe na mbushi mendjen se vërtet është ajo”. Thaçi: “Po unë send nuk di!” “Roja: “Oh, më vjen keq për situatën e pakëndshme, zoti kryeministër... urdhëroni brenda!”.

No comments:

Post a Comment

Zgjidh njerin nga nenopsionet per te komentuar, me e preferuara eshte Name/URL.