May 14, 2011

Futbolli është futboll

Burri dhe gruaja shkojnë tek psikologu pas 20 vjet martese. Në pyetjen se çfarë problemi keni, gruaja nxjerrë një listë të gjatë dhe të detajuar të të gjitha problemeve që ishin grumbulluar gjatë 20 viteve:
Kujdes i pamjaftueshëm
Mungesë privatësie
Mungesë komunikimi
Keqkuptime
Mërzi
Zbrazëti
Nuk ka romantikë
Nuk ndjehem e dashuruar
Nuk ndjehem me vlerë
Nuk ndjehem...
Bla bla... lista është e pafund...!
Më në fund terapeutik zgjohet, i afrohet gruas dhe i thotë të ndalet, pastaj fillon ta puthë me pasion dhe ta përkëdhelë. E shtrin në krevat, ajo zhvishet dhe fillojnë të bëjnë dashuri...
Gruas i pëlqen terapia, kur përfundon doktori, ajo vishet, ndreqë flokët dhe ulet sërish në karrige.
“Kjo është ajo që i duhet gruas suaj së paku tri herë në javë! A mundesh ta bësh këtë disi...?” e pyet mjeku bashkëshortin e hutuar. Burri mendohet dhe më pas përgjigjet:
“Paaaaj, mund ta bëjë këtë të hënën e të premten, por të mërkurën nuk mundem sepse duhet të shikoj futboll!”

No comments:

Post a Comment

Zgjidh njerin nga nenopsionet per te komentuar, me e preferuara eshte Name/URL.