Mar 4, 2011

Dhimbjet e lindjes

Para lindjes mjeku e pyet babanë e fëmijës:
A dëshironi ta provoni makinën tonë më të re e cila transferon dhimbjet e lindjes nga nëna te babai? Me këtë ju do t’ia lehtësoni dhimbjet bashkëshortes suaj.
Burri pranon dhe mjeku ia vendos makinën dhe ia transferon vetëm 10 për qind të dhimbjeve dhe ia tërheq vërejtjen se do të përballet me dhimbjen më të madhe që ka përjetuar ndonjëherë. Burri bëhet pak serioz dhe shtrëngon dhëmbët. Pas disa sekondave burri qeshet dhe i thotë mjekut:
Pih kjo nuk po më dhemb fare, transferoje 20 për qind!
Mjeku bën siç i thotë burri. Por babai edhe më tutje nuk ndjen ndonjë dhimbje dhe kërkon nga mjeku që t’ia transferojë 100 për qind të dhimbjeve të bashkëshortes së tij. Pas lindjes burri zgjohet, dridhet pak dhe e pi një gotë ujë. Merr foshnjën e porsalindur dhe me gruan ngadalë largohen nga spitali. Kur arrijnë para derës së shtëpisë gjejnë postierin të vdekur tek pragu i shtëpisë.

No comments:

Post a Comment

Zgjidh njerin nga nenopsionet per te komentuar, me e preferuara eshte Name/URL.