Feb 24, 2011

Vërshimi

Një mjekut në shtëpi i plasi gypi i ujit, ai shpejtë merr telefonin dhe thërret një hidraulik të cilin e njihte.
“Hipi makinës edhe eja tek unë menjëherë! Më ka shpërthyer gypi, i tërë bodrumi më është mbushur ujë”
“Nuk mundem tash kurrsesi, a e di se sot është festë. Kam në shtëpi fëmijët dhe tërë familjen. Thirre dikë tjetër”.
“A po a, sa herë sëmurej dikush në familjen tënde, gjithmonë më thërrisje mua kohë e pa kohë, e unë pa bërë asnjë fjalë kam ardhur në vizitë”
“Ke të drejtë, menjëherë po vi”
Mbërrin hidrauliku, hapë derën e podrumit dhe nga shkalla e tretë i hedhë dy aspirina në ujë dhe i thotë mjekut:
“Nëse deri të hënën nuk bie niveli i ujit, thirrëm prapë!”.

No comments:

Post a Comment

Zgjidh njerin nga nenopsionet per te komentuar, me e preferuara eshte Name/URL.