Jan 24, 2011

Zorrët!

Pasi që djali përgatitej të martohej, kërkon këshillë nga i ati duke e pyetur:
- Baba, si mund ta di se cila vajzë është e ndershme e cila jo?
- Në bazë të asaj si ecë. Ato që ecin me hapa të mëdha nuk janë të ndershme, ato që ecin me hapa të vegjël i ke sagllam - ia kthen babai.

Kështu djali e dëgjon këshillën e babait dhe del në rrugë për ta gjetur gruan e ndershme, me të cilën do të martohet. E gjen një vajzë që ecën me hapa të vegjël, dhe e propozon për martesë. Ajo pranon menjëherë. Natën e parë të martesës, dhëndëri e pyet nusen:

- A e di, moj grua, pse u martova me ty?
- Nuk e di - ia kthen kjo.
- Ngase ti ec me hapa të vegjël, dhe babai më pat thënë se gjitha ato femra që ecin me hapa të vegjël janë të ndershme. Pra, ti je e ndershme, dhe për këtë...
- Po ti or burrë, a e di pse unë ec me hapa të vegjël? - e ndërpreu nusja.
- Jo, nuk e di.
- Që t'mos më biejnë poshtë zorrët nga barku! - ia ktheu nusja.

No comments:

Post a Comment

Zgjidh njerin nga nenopsionet per te komentuar, me e preferuara eshte Name/URL.