Jan 24, 2011

Vetëm tre herë...

-"Grua, a më ke tradhëtuar ndonjëherë?" - e pyet futbollisti gruan.
-"Oh i dashur, e do të vërtetën?" - ia kthen ajo
-"Po të vërtetën ma thuaj" -insiston ky.
-"Mirë atëherë, të kam tradhëtuar vetëm tre herë. Dhe këtë e kam bërë përherë për ty!" - shton gruaja.
-"Kur më ke tradhëtuar për të parën herë?" - pyet futbollisti i tronditur.
-"A e mba mend kur nuk të donte gjyqtari fare, dhe gati sa s'ta dha kartonin e kuq" - i thotë gruaja.
-"Po, më kujtohet" - i përgjigjet ky.
-"Menjëherë filloi të të dojë dhe për çdo gabim tëndin e dënonte tjetrin lojëtar. Kjo ishte hera e pare" - i arsyetohet ajo.
-"Po mire, po herën e dytë pse më tradhëtove?" -pyet ky
-"Po trajneri ytë fare nuk të donte dhe nuk lejonte të hysh në lojë. Fjata me të dhe filloi të të quaj yll. Të kujtohet?" - e pyet gruaja.
-"Po, po… tash po më kujtohet." -përgjigjet futbollisti. Dhe e pyet: -"Po të trtën here kur më tradhëtove?"
-"A të kujtohet kur të urente publiku, dhe menjëherë filluat të të adhurojnë ty dhe vetëm ty?" - e pyet ajo
-"Po, më kujtohet!" -përgjigjet ky i habitur.
-"Ja pra kjo ishte hera e tretë - fjeta me publikun!?" -ia kthen gruaja me krenari.

No comments:

Post a Comment

Zgjidh njerin nga nenopsionet per te komentuar, me e preferuara eshte Name/URL.