Jan 15, 2011

Po flas palidhje

Lepuri ishte duke i mprehur dhëmbët. Kalon ujku dhe e pyet
-"Ç'ka po bënë o lepur"
-"Po i mpreh dhëmbët se dua ta hajë luanin"-ia kthen lepuri.
-"Ç'ka po bën o lepur?"- pas pak kalon ariu dhe e pyet.
-"Po i mpreh dhëmbët se dua ta hajë luanin"-ia kthen lepuri.
-"Ç'ka po bën o lepur?"- e pyet luani i cili kishte dëgjuar aferën e lepurit dhe kishte vendosur të bindet.
-"Qe bre luan, po i mpreh dhëmbët dhe po flas pa lidhje" -ia kthen lepuri.

No comments:

Post a Comment

Zgjidh njerin nga nenopsionet per te komentuar, me e preferuara eshte Name/URL.