Jan 23, 2011

Mjeshtri

Pëlcet një gyp kanalizimi. Intervenon mjeshtri me shegertin e vet. Gropa e kanalizimit shndërrohet në “liqe” plot ujëra të zeza. Mjeshtri nxjerr aletet nga makina dhe futet në ujin e pistë dhe i bërtet shegertit:
“Çelësi 20!”
Ai ia jep, e mjeshtri zhytet dhe nuk del rrafsh dy minuta në sipërfaqe. Mjeshtri del nga uji dhe bërtet prapë:
“Sillma edhe çelësin 18!”
Pas gjysmë ore i zhytur në ujin e zi pis mjeshtri del në sipërfaqe... i bërë ‘ibret’ fshinë fytyrën dhe i thotë shegertit:
“Mëso, mëso, përndryshe ka me të kalu jeta tu mi ofru çelësat!”

No comments:

Post a Comment

Zgjidh njerin nga nenopsionet per te komentuar, me e preferuara eshte Name/URL.