Jan 12, 2013

Letër gruas


E dashur grua

Vitin e kaluar jam munduar rreth teje 365 herë, me ç’rast kam pasur sukses vetëm 36 herë.

25 herë – fëmijët kanë qenë ende zgjuar
20 herë – ke qenë e lodhur
83 herë – nuk ke mundur për arsye teknike
5 herë – ka qenë tepër herët
15 herë – ka qenë tepër vonë
25 herë – ka qenë dritarja çelë, ashtu që dikush ka mundur të dëgjojë
8 herë – të ka dhimbur shpina
10 herë – e ke tepruar me pije
21 herë – nuk ke qenë e disponuar
17 herë – ka qarë fëmija dhe derisa unë e kam qetësuar, ty të ka zënë gjumi
10 herë – ke thënë se po shkon te gjinekologu
18 herë – i ke pasur flokët e rregulluara
25 herë – je kthyer vonë nga puna
20 herë – të kanë bërë nervoz në punë
17 herë – ke pasur ftohtë
10 herë – ke pasur nxehtë



Nga 36 rastet kur kam pasur sukses, 34 herë nuk ka pasur kënaqësi, sepse:
4 herë – ka bërë zhurmë krevati
5 herë – vazhdimisht më ke paralajmëruar që të kem kujdes
8 herë – duke arritur fundin, më ke pyetur nëse e kam mbyllur derën
1 herë – jam ndalur sepse ke bërtitur, kam menduar se ke dhimbje
8 herë – nga krevati ke konstatuar se duhet ta lyejmë tavanin
8 herë – e kam ndërprerë ‘aksionin’, sepse të ka zënë gjumi

Pas një analize të detajuar rreth shkaqeve të mosaktivitetit tonë dhe përcjelljes së arsyeve tua, dyshoj se do të ketë kënaqësi në vitin e ardhshëm. Shfrytëzimi i kapaciteteve tona është vetëm 10 për qind, që sipas mendimit të ekspertëve, është jo i drejtë, duke pasur parasysh se makina që nuk lubrifikohet dhe nuk përdoret, shkatërrohet shpejtë. Meqenëse unë kam interes të madh në ruajtjen e makinës sime dhe nuk dua që të shkatërrohet shpejtë, vendosa të kërkoj alternativa dhe i gjeta dy:
1. Kalim në përpunimin manual
2. Ndërrimin e partnerit (që do të thotë ty)

Të informoj se kam zgjedhur alternativën e dytë si më të përshtatshme, më dinamike dhe më moderne (alternativa e parë do të nënkuptonte kthim në të kaluarën). Nëse dikush të pyet se ku jam, mund t’i thuash se kam shkuar të blej cigare.

(ish) Burri yt

No comments:

Post a Comment

Zgjidh njerin nga nenopsionet per te komentuar, me e preferuara eshte Name/URL.