Feb 3, 2013

Shpikje Kineze per iPhone

Biseda në telefon me të dashurën bionde


Djali: Zemër, çfarë ke të veshur?
Biondja: Kam të brendshme rozë.
Djali: Më jep pakëz detaje.
Biondja: 90% pambuk, 10% sintetikë...

Televizor me ngjyra


Hyn polici në një dyqan dhe pyet shitësin:
- A keni televizor me ngjyra?
- Po, kemi – përgjigjet ai.
- Atëherë, ma jepni një të kaltër...

Si të fillosh një zënkë me gruan


- A je e disponuar për një ‘xhiro’? – thotë burri.
- Nuk mundem, jam e lodhur dhe më dhemb koka – thotë gruaja e përgjumur.
- Flej, flej, se isha duke folur në telefon.
Dhe kështu filloi zënka...

Në ishull


Kanë mbetur në një ishull tri femra, një zeshkane, një brune dhe një bionde. Ato duhet të notojnë 10 kilometra për të gjetur shpëtimin.
Niset zeshkania e para, noton 3 kilometra, nuk mundet më dhe fundoset.
Pas saj niset brunja, kalon 5 kilometra dhe fundoset.
E fundit niset biondja, kalon 9 kilometra dhe thotë:
- Nuk mundem më! Dhe kthehet në ishull.

Pikëllimi dhe shëndeti


Pse pikëllimi në dashuri është i rrezikshëm për jetën?
Sepse duke larguar dhimbjet e shpirtit (me alkool) e shkatërron mëlçinë.

Ilaçi për kokëdhimbje


Gruaja i thotë burrit:
- Të lutem më blej diçka kundër kokëdhimbjes!
- Çfarë dëshiron? – pyet burri.
- I kam parë një palë këpucë shumë të mira...

Cigarja dhe seksi

Nëse një cigare e shkurton jetën për shtatë minuta, ndërsa një marrëdhënie seksuale e zgjat jetën për katër minuta, atëherë ka ardhur ky vendim: “Duhanpirës kryeni sa më shumë marrëdhënie që të mbijetoni!”

Familja


Burri dhe gruaja zihen në veturë dhe pas disa bërtitjeve heshtin. Duke kaluar pranë një fushe, burri sheh dy kuaj dhe për ta rinxehur situatën thotë:
- Grua, shiko, a janë familja jote?
- Po, vjehrri dhe vjehrra – përgjigjet gruaja.

Vjedhja në test


Arsimtarja i thotë nxënësit:
- Pse ke përshkruar në test?
- Jo, arsimtare. E si e dini?
- Po, vajza pranë teje në pyetjen e dhjetë është përgjigjur “nuk e di”, ndërsa ti ke shkruar “as unë”...

Ballkanasit

“Njerëzit që e kanë shkatërruar të kaluarën e tyre, ndërsa nuk e kanë idenë se si ta ndërtojnë të ardhmen”.

Shkuarja në diell


Bisedojnë zeshkania, brunja dhe biondja.
Zeshkania: Unë do jem zeshkania e parë që ka zbritur në Mars.
Brunja: Unë do bëhem brunja e parë që ka shkuar në Jupiter.
Biondja: Unë do jem biondja e parë që ka zbritur në Diell.
Zeshkania dhe brunja: Po nuk mundesh se të djeg!
Biondja: Kush po thotë? Do të shkoj natën!

Gjenet


Djali: Ke sy të bukur.
Vajza: Faleminderit, i kam trashëguar nga nëna.
Djali: E shoh, ndërsa gjoksin e ke nga babai...

Dëshirat


Një serb dhe një shqiptar peshkojnë pranë njëri-tjetrit. Serbi e zë ‘peshkun e artë’.
- Më lësho dhe do t’i plotësoj ty tri dëshira, shqiptarit vetëm një.
Serbi thotë:
- Dëshira e parë: Në Serbi të mos ketë asnjë shqiptar!
- U plotësua – thotë peshku i artë.
- Dëshira e dytë: Në Serbi të mos mund të hyjë asnjë shqiptar!
- U plotësua.
- Dëshira e tretë: Rreth e qark Serbisë të ndërtohet një mur i lartë 400 metra dhe përmes tij të mos mund të kalojë asnjë shqiptar!
- U plotësua.

Pastaj, peshku i artë i drejtohet shqiptarit:
- Cila është dëshira jote?
- A lëshon ujë ai muri? – pyet shqiptari.
- Jo – përgjigjet peshku.
- Atëherë, mbushe deri në krye!

Jan 15, 2013

Standardet e dyfishta


Burri e pret gruan te stacioni dhe kur ajo vjen, ai thjesht e përshëndet dhe nuk thotë asgjë.
Gruaja reagon menjëherë pas këtij veprimi:
- I dashur, pse je kështu? Shikoje atë burrin si e përqafon gruan e tij.
- E shoh, por gruaja e tij është duke shkuar...

Kësaj i thonë të flasësh kur nuk duhet


Pas procesit të gjatë gjyqësor, gjykatësi merr vendim:
- Meqenëse pala e akuzës gjatë gjithë kësaj kohe nuk arriti të dëshmojë se i pandehuri e ka vjedhur bankën, gjykata e liron nga akuzat dhe e shpall të lirë!
I akuzuari kërkon fjalën:
- I nderuar gjykatës, kjo do të thotë se nuk jam i obliguar që t’ia kthej paratë bankës?

Nuk duan kritika


Pse meshkujt dëshirojnë të kenë marrëdhënie me femrat e virgjra?
Sepse nuk mund t’i durojnë kritikat.

Borë në Havaje


Një grua shkon për pushime në Havaje dhe atje takon një të zi, me të cilin fillon romancën. Ajo i kërkon t’ia thotë emrin, mirëpo zezaku gjithmonë refuzon. Pas disa netësh pasionante, vjen koha të kthehet dhe gruaja ngul këmbë për emrin.
- Në rregull do ta them, por do të qeshësh.
- Beso, se nuk do të qesh!
- Quhem ‘Borë’.
Gruaja fillon të qeshë me të madhe...
- E sheh, e dija se do të qeshësh!
- Nuk po qesh me ty, po burri im nuk do të më besojë kurrë kur do t’i them se në Havaje ka pasur 25 centimetra borë çdo ditë...

Kërkoj punë


Derisa po lexon gazetën, i thotë shoku-shokut:
- Shiko, policia po kërkon një mashkull nga 20 deri 30 vjeç, me fizik të fortë, flokë pakëz të rëna, që natën ec nëpër parqe dhe dhunon femrat.
- Edhe?
- Thashë të lajmërohem, ndoshta rroga është e mirë...

Akulli është vdekjeprurës


Vodka + akull = dëmtim i veshkave
Uiski + akull = dëmtim i zemrës
Xhin + akull = dëmtim i trurit
Rum +akull = dëmtim i mëlçisë

Përfundim: Akulli është i dëmshëm për shëndet!

Jan 12, 2013

Si ndikojnë filmat për të rritur te fëmijët


Pyet babai të birin:
- Çfarë dëshiron të bëhesh kur të rritesh?
- Pastrues pishinash – përgjigjet ai.
- Si të ra kjo në mendje? A nuk ka diçka tjetër që të pëlqen?
- Po... kopshtar, instalues uji, shpërndarës picash, babadimër...
- Grua, djali i ka gjetur filmat pornografikë!

Nxënësi i dëgjueshëm


Kthehet babai nga puna dhe e sheh djalin të shtrirë duke shikuar televizor.
- A nuk duhet të jesh në shkollë? – e pyet.
- Jo, babi. Arsimtarja na ka thënë kush nuk e ka mësuar mësimin të mos paraqitet në shkollë.

Letër gruas


E dashur grua

Vitin e kaluar jam munduar rreth teje 365 herë, me ç’rast kam pasur sukses vetëm 36 herë.

25 herë – fëmijët kanë qenë ende zgjuar
20 herë – ke qenë e lodhur
83 herë – nuk ke mundur për arsye teknike
5 herë – ka qenë tepër herët
15 herë – ka qenë tepër vonë
25 herë – ka qenë dritarja çelë, ashtu që dikush ka mundur të dëgjojë
8 herë – të ka dhimbur shpina
10 herë – e ke tepruar me pije
21 herë – nuk ke qenë e disponuar
17 herë – ka qarë fëmija dhe derisa unë e kam qetësuar, ty të ka zënë gjumi
10 herë – ke thënë se po shkon te gjinekologu
18 herë – i ke pasur flokët e rregulluara
25 herë – je kthyer vonë nga puna
20 herë – të kanë bërë nervoz në punë
17 herë – ke pasur ftohtë
10 herë – ke pasur nxehtë

Informata


Një person thirr në telefon dhe pyet:
- Alo, a është këshillimorja për alkoolistët?
- Po, urdhëroni...
- Do të kisha dashur të më këshilloni se çfarë të pi sonte.

Koncerti


Shkon Hitleri në një kamp përqendrimi dhe u thotë të burgosurve se mund të zgjedhin “tri aktivitete të lira”:
1. Vaterpolo me qentë e detit.
2. Futboll në fushën e minuar.
3. Koncert.
Të burgosurit zgjedhin opsionin e tretë, ndërsa njëri nga ata e pyet Hitlerin se kush këndon.
- “Hansi dhe mitralozat” – përgjigjet ai.