May 7, 2012

Kujdes: Prostituta në rrugë!


Qen si ky nuk keni parë kurrë!

Nuk më shpëton dot, do paguash gjobën

Kërcimi i jashtëzakonshëm me bicikletë

Goditet me vezë dhe kos spikeri i lajmeve

Ndodh ne futbollin e Kosoves

Ditë të lirë

Po kërkon një ditë të lirë? Në rregull, t’i hedhim një sy se çfarë po kërkon. Të themi se janë 365 ditë në vit të disponueshme për punë. Janë 52 javë brenda vitit, gjatë të cilave i ke nga 2 ditë pushim, kështu që mbesin 261 ditë në dispozicion për punë. Meqenëse kalon 16 orë në ditë duke mos punuar, i ke shfrytëzuar edhe 170 ditë, që do të thotë se mbesin 91 ditë për të punuar. Çdo ditë shpenzon nga 30 minuta për kafe, që llogaritet 23 ditë në vit, pra mbesin vetëm 68 ditë për punë. Me nga një orë pushim dreke në ditë, ke shfrytëzuar edhe 46 ditë, duke të mbetur vetëm edhe 22 ditë në dispozicion për të punuar. Zakonisht 2 ditë brenda vitit i shfrytëzon në rast sëmurjeje, pra mbesin 20 ditë. Duke llogaritur 5 ditë që nuk punojmë gjatë festave, numri i ditëve të punës bie në 15. Çdo vit japim nga dy javë pushim vjetor (14 ditë), kështu që mbetet vetëm 1 ditë e disponushme për punë dhe nuk e kam ndërmend që të ta jap të lirë!

Kërkesë e pakuptimtë


Një djalë i thotë të dashurës së tij “të dua”. Ndërsa vjen reagimi i saj:
- A ke dy Mercedesë?
- Nuk kam!
- Shtëpi dykatëshe?
- Nuk kam!
- Atëherë nuk do të ketë asgjë mes nesh.
Djaloshi i pikëlluar shkon në shtëpi, ia tregon të gjitha babait dhe kërkon nga ai që ta këshillojë. Ndërsa babai i thotë:
- Djali im, nëse vërtet e dashuron, atëherë shite Lamborghinin dhe Ferrarin dhe bliji ato dy Mercedesë që po i kërkon ajo, mirëpo më duket e pakuptimtë që t’ia rrënojmë katër kate shtëpisë.

Lajmi i gëzueshëm


- Më duhet t’ua them lajmin e gëzuar. Gruaja juaj është shtatzënë! – thotë mjeku.
- Nuk është e mundur, gjithmonë kam qenë i kujdesshëm.
- Po shikoni, është njësoj sikur vozitja e veturës. Ju keni kujdes, por të tjerët nxitojnë.

Shih çfarë mund të bëj


May 4, 2012

Pijanecët


Tre pijanecë ndaluan një taksi. Shoferi e kuptoi që ata ishin të pirë, ndezi makinën, e fiku prapë dhe iu tha “arritëm”.
I pari ia dha lekët...
I dyti e falënderoi, ndërsa i treti e gjuajti me grushte.
Shoferi i habitur shpresoi që ata të mos e kenë kuptuar që makina s’kishte lëvizur fare nga vendi dhe i drejtohet të tretit: Pse më gjuajte more?!
I treti i përgjigjet: Herën tjetër kontrolloje shpejtësinë se desh na mbyte...!

Këtë lodër babi e ka ble për vete