Apr 30, 2012

Halla e trent e PDK-s

Askush s’e di


Duke ecur nëpër rrugë, biondja e ndal një kalimtar rasti:
- Më falni, a e dini çfarë do të thotë “I don’t know”?
- Nuk e di- përgjigjet ai.
- O Zot, askush s’e di...

Libri i instruksioneve për femra


Mos bëj punë shtëpie. Asnjë mashkull nuk bën dashuri me femrën për fakitn se shtëpia është e pastër.

Mos imagjino se mund ta ndërrosh një mashkull – pos nëse është në pelena.

Çfarë bën nëse të braktis i dashuri? E mbyll derën.

Kaq shumë meshkuj – kaq shumë arsye për të mos fjetur me asnjërin prej tyre.

Nëse ia arrijnë ta dërgojnë një mashkull në hënë – do të ishte mirë sikur t’i dërgonin të gjithë atje.

Mund të dalësh me meshkuj më të rinj – sidoqoftë ata nuk piqen kurrë.

E vetmja mënyrë për ta bindur një mashkull që të bëjë diçka është që të sugjerosh se është plakur për të bërë diçka të tillë.

Sensi humorit nuk do të thotë që ti t’i tregosh atij barsoleta, por nënkupton që duhet të qeshesh me barsoletat e tij.

Nëse të thotë se je duke u shtirur se ke arritur kulmin, thuaji jo, dhe se je duke praktikuar.

Nëse të pyet se a është i pari, thuaji: “Mund të jesh, më dukesh i njohur”.

Një ‘zombi’ duke ngrënë mish...


Të gjithë munden me duar, provoni me dhëmbë...


Apr 28, 2012

Ku i ke sytë?


Disa përkthime nga gjuha e femrave


Po = Jo (varësisht nga situata)

Jo = Po (varësisht nga situata)

Ndoshta = Jo

Më vjen keq = Ti do të pendohesh

Na duhet = Unë dua

Është vendimi yt = Vendimin e duhur duhet ta kesh tashmë të qartë

Bën si të duash = Do të paguash për këtë më vonë

Duhet të bisedojmë = Unë duhet të ankohem

Nuk jam e mërzitur = Sigurisht që jam e mërzitur, trap!

Je aq burrëror = Duhet të rruhesh dhe të vjen era djersë

Je shumë i vëmendshëm sonte = A mendon për diçka tjetër pos seksit?

Kjo kuzhinë është e papërshtatshme = Dua shtëpi të re!

A më do? = Do të kërkoj të më blesh diçka të shtrenjtë

Sa më do? = Kam bërë diçka që nuk do ta pëlqesh

A jam e trashë? = Më thuaj që jam e bukur!

Duhet të jesh më komunikues = Vetëm pajtohu me atë që them unë

Mu duk se e dëgjova beben = Çohu nga krevati dhe shko vëre në gjumë

Kërkimi vazhdon


Një plakë dhe Sergio Ramos paraqiten tek engjëlli. Plaka ia nis e para:
- Unë jam lutur gjithmonë dhe nuk kam bërë mëkate. Besoj se e meritoj parajsën.
- Në rregull. Mund të hysh! – thotë engjëlli. E ti Sergio?
- Unë? Jo asgjë, vetëm kam ardhur pas topit.

I vetmi me të cilin kam fjetur


E pyet burri gruan:
- Më trego drejt, a jam unë i vetmi me të cilin ke fjetur?
- Kuptohet i dashur! Me të tjerët kam qëndruar zgjuar gjithë natën.

Kush pasurohet


Kush është i vetmi që pasurohet në Korenë e Veriut?
Uraniumi.

Hera e parë


Pas herës së parë, e pyet shoqja:
- Edhe? Më trego si ishte!
- Si të them, mrekulli... Pastaj ajo ‘gjëja’...
- He?
- I ri fare...
- E, si e kupton?
- Akoma ishte i mbështjellë me najlon...

Apr 20, 2012

Protesta e klounëve


Është e qartë


- Çfarë do të thotë ‘është e qartë’? – pyet mësuesja nxënësit.
Njëri çon dorën dhe fillon të përgjigjet:
- Babai im vozit Mercedes, nëna BMW, ndërsa gjyshja Jeep... Është e qartë se ne kemi para.
- Të lumtë! E ke shpjeguar për mrekulli – thotë mësuesja. – Të shohim dikush tjetër. Urdhëro ti, si e shpjegon? – i drejtohet mësuesja një nxënësi tjetër.

- Gjyshja ime çdo ditë shkon te ara që e kemi afër. Nën njërën sqetull e mban “The New York Times”, ndërsa nën tjetrën “Allgemeine Zeitung”.
Arsimtarja pyet e habitur:
- Edhe?
- Po, asgjë. Gjyshja nuk di as anglisht as gjermanisht, është e qartë se shkon ta kryejë nevojën.

Aksidenti


Një bionde duke vozitur shkon dhe e godet një kamion të parkuar. Vozitësi e nxjerr nga vetura, e vizaton një rreth në trotuar dhe i thotë mos e shkel vijën.
Ai shkon me shpejtësi te automjeti i saj dhe ia shpon gomat. Biondja fillon të qeshë. Shoferi i kamionit nervozohet edhe më shumë dhe ia thyen xhamin e përparmë. Ajo vazhdon të qeshet. Mashkulli ia thyen të gjitha xhamat e veturës, ndërsa biondja nuk ndalet së qeshuri. Në fund ai e pyet se çfarë është kaq qesharake?
- Kur t’i nuk shikoje, unë e shkela tri herë vijën...

Ndihma


Pasi ka dëgjuar se njëri nga pacientët në spitalin psikiatrik e kishte shpëtuar një tjetër nga vetëvrasja duke e nxjerrë nga vaska e banjës, drejtori i spitalit e rishikon dosjen e tij dhe e fton në zyrë.
- Të dhënat tuaja dhe sjellja juaj heroike tregon se jeni gati për të shkruar në shtëpi. Vetëm më vjen keq që njeriu që shpëtuat, më pas e vrau veten duke u varur në litar.
- Jo, jo, ai nuk e ka vrarë veten. Unë vetëm e vara që të thahet.

Ngushëllimi


Gruaja kthehet në shtëpi pas një ditë të keqe, shtrihet në krevat dhe thotë me pikëllim: “Askush nuk më do... E gjithë bota më urren!”
Ndërsa burri i preokupuar me ndeshjen e futbollit e ngushëllon me fjalë të mençura: “Nuk është e vërtetë, e dashur. Disa njerëz as që të njohin”.

Përfundo atë që fillon

Terapisti im më ka thënë se mënyra më e mirë për të arritur qetësinë e vërtetë shpirtërore është që të përfundoj atë që filloj. Deri më tash sot kam përfunduar dy qese me çips dhe një tortë çokollate. Tashmë ndihem shumë më mirë.

Krevati


Një mashkull paraqitet te mjeku dhe i thotë:
- Doktor, secilën herë që shtrihem në krevat, mendoj se dikush është nën të. Kur hy nën krevat mendoj se dikush është mbi të... po çmendem.
- Eja tek unë për dy vite, tri herë në javë dhe do të shëroj – zotohet mjeku.
- E sa kushton?
- 50 euro vizita!
Pacienti nuk u paraqit më kurrë te mjeku dhe pas gjashtë muajsh, ai e takon në rrugë:
- Ku je ti që nuk erdhe më asnjëherë tek unë?
- Për 50 euro vizita? Një kamerier më shëroi për pesë euro.
- E si? – pyet doktori.
- Më tha që t’ia pres këmbët krevatit!

Probleme me gjumin?


Një grua paraqitet te psikiatri, i cili e pyet se cili është problemi.
- Hmm... Mendoj se jam nimfomane.
- E kuptoj – thotë doktori – Por fillimisht duhet t’ju njoftoj se unë paguhem 50 euro në orë.
- Nuk është keq – reagon gruaja – E sa duhet për gjithë natën?

Zilet

Testimi i fundit i 13-të kandidatëve për t’u bërë priftërinj ishte që të dëshmonin se seksi nuk i josh aspak. Të gjithë ata zhvishen dhe në organin seksual u lidhin nga një zile. Para tyre dalin disa vajza të zhveshura lakuriq, të cilat fillojnë të vallëzojnë në mënyrë mjaft atraktive. Testin e kalojnë vetëm ata, zilet e të cilëve mbesin të qeta. Zilet e 12 kandidatëve ishin të qeta, ndërsa vetëm zilja e njërit binte pa pushuar. Nga lëvizja e madhe zilja i bie në tokë. Kandidati i turpëruar përkulet për ta marrë zilen, dhe në moment fillojnë të bien 12 zilet tjera...

Apr 16, 2012

Disa thënie për martesën...


Jeta martesore është përplot entuziazëm dhe frustrim:
Në vitin e parë të martesës, burri flet dhe gruaja dëgjon.
Në vitin e dytë, gruaja flet, ndërsa burri dëgjon.
Në vitin e tretë, të dy flasin, ndërsa fqinjët dëgjojnë.

Është e vërtetë se të gjithë meshkujt lindin të lirë dhe të barabartë, por disa prej tyre martohen!

Një martesë e lumtur bazohet në dhënie dhe marrje – burri jep, ndërsa gruaja merr.

Martesa është pak a shumë si një violinë, pasi muzika e bukur përfundon dhe telat janë të ngjitur...

Një burrë ka thënë: “Nuk e kam ditur se çfarë është lumturia derisa u martova... mirëpo atëherë ishte shumë vonë!”

Martesa është dashuri. Dashuria është verbër. Kështu, martesa është një institucion për të verbrit.

Dashuria është një ëndërr e gjatë e ëmbël, ndërsa martesa është alarmi që të zgjon.

Thonë që kur një mashkull ia mban dorën femrës para martese – kjo është dashuri; ndërsa pas martesës është vetëmbrojtje.

Burri është dëshmi e gjallë se gruaja di të bëjë shaka.

Dhëndri: Mashkulli i vetëm që nuk i ka thënë gruas asnjë gënjeshtër.
Nusja: Një femër me një perspektivë përplot lumturi në të ardhmen.

Unë jam shefi, por mos ia thoni gruas time.

Televizionet


Çfarë është pozitive te televizionet në Kosovë?
Që në mes të reklamave lëshojnë nga pak edhe seriale.

E di të vërtetën


Një djalë mëson nga shokët në shkollë se gjithë të rriturit kanë fshehtësi dhe se mënyra më e mirë për të nxjerrë para nga ata është që t’u thuash: “E di të vërtetën!”. Djaloshi shkon në shtëpi dhe vendos ta provojë me nënën e tij:
- E di të vërtetën! – i thotë asaj.
Nëna ia jep menjëherë 5 euro dhe i thotë: Asnjë fjalë babait për këtë!
I entuziazmuar nga suksesi, djali mezi e pret babanë të kthehet nga puna dhe i thotë:
- E di të vërtetën!
Babai shpejt nxjerr 10 euro nga xhepi dhe e lut: Asnjë fjalë nënës për këtë!
Përplot kurajë djali del në oborr dhe e provon planin e tij me kopshtarin:
- E di të vërtetën!
Kopshtari bie në gjunjë, hap krahët dhe bërtet:
- Biri im! Përqafoje njëherë babanë!

Kamionët dhe Corvettet thjeshtë nuk shkojnë bashkë


Apr 12, 2012

Basti


Dy shokë shikojnë televizorin teksa jepen lajmet ku tregohet një i ri pranë një ure, në tentativë vetëvrasjeje.
- Lidhemi me 10 euro se do të kërcejë – thotë njëri.
- Ja 10 euro se nuk kërcen – pohon tjetri.
Djali në lajme mbyll sytë dhe kërcen nga ura. Humbësi i nxjerr 10 euro dhe ia jep fituesit.
- Nuk mund t’i marr paratë, sepse mashtrova. E pash të njëjtin lajm më herët dhe e dija se do të kërcejë – tregon fituesi.
- Jo, jo. Merri. Edhe unë e pashë lajmin më herët. Por mendova se nuk është aq i marrë saqë të kërcejë edhe një herë.

Dukesh si gruaja ime


Një i dehur hyn në një bar dhe pasi ia ngjet sytë për një kohë gruas së vetme në lokal, i afrohet dhe e puth. Ajo kërcen e habitur dhe e qëllon me shuplakë. Ai menjëherë kërkon falje dhe shpjegon:
- Më falni. Mendova se ishit gruaja ime. Dukeni njësoj si ajo.
- Ti i pavlerë, i padurueshëm, i mjeruar, pijanec... – fillon të bërtasë femra.
- Është e çuditshme... Madje tingëlloni njësoj si ajo.

Nuk më eci kësaj radhe!


Një njeri hyn në një lokal dhe sheh një shok të vjetër duke pirë vetëm. Duke iu afruar i thotë:
- Dukesh keq. Cili është problemi?
- Nëna më vdiq në janar – thotë ai – dhe më la 25.000 euro.
- Sa keq, kjo është e rëndë – reagon miku.
- Pastaj në shkurt – vazhdon ai – më vdiq babai duke më lënë 50.000 euro.
- Të dy prindërit për dy muaj? Prandaj je në depresion – e ngushëllon miku.
- Dhe muajin e kaluar më vdiq halla e më la 10.000 euro...
- Tre anëtarë të familjes të vdiqën për tre muaj? Sa e pikëlluar.
- Pastaj, këtë muaj... nuk vdiq askush... nuk fitova asgjë!

Në kryeqytet


Vjen një fshatar për herë të parë në Prishtinë dhe e pyet një polic:
- Ku gjendet “Skënderbeu”?
- Eh, po këtë e dinë edhe budallenjtë...
- Po, prandaj të pyeta- ia kthen fshatari.

Kujdes prapa!


Apr 5, 2012

Dhuratat


Lavdërohen gjermani dhe italiani rreth dhuratave që u kanë blerë grave të tyre.
Gjermani: I kam blerë gruas për ditëlindje një Porsche që arrin prej 0 deri 100 për shtatë sekonda.
Italiani: Unë i kam blerë gruas time Ferrari që për pesë sekonda arrin nga 0 deri 100.
Shqiptari i dëgjon dhe thotë: Unë i kam blerë gruas një dhuratë që për një sekondë arrin nga 0 deri 100.
Habiten gjermani dhe italiani: Është e pamundur! Diçka e tillë nuk ekziston... Çka i ke blerë?
Shqiptari: Peshore!

Orari javor i punës


E hënë: Pushim pas një vikendi të lodhshëm.
E martë: Përgatitje për punë.
E mërkurë: Ditë pune.
E enjte: Pushim nga puna.
E premte: Përgatitje për vikend.
E shtunë/e diel: Vikend.

(Vërejtje: Ende nuk është vendosur nëse çdo e mërkurë do të jetë ditë pune).

Okupimi


Arrin një amerikan në një aeroport të vendeve arabe dhe polici fillon ta pyesë në anglisht:
- Name? (Emri)
- John Smith.
- Age? (Mosha)
- 27.
- Occupation? (duke aluduar te profesioni).
- Jo, jo, vetëm për vizitë.

Puna


Pse malazezët kanë filluar të vijnë Kosovë?
Sepse nuk ka punë.

Origjinali


Pse politikanët mbajnë nga dy kopje dokumentesh?
Sepse origjinali shkon në Washington.

Kush është më i forti


Një amerikan dhe një rus po bisedojnë se cili është më i guximshëm.
Amerikani: Unë kam urinuar në Shtëpinë e Bardhë.
Rusi: Unë kam bërë jashtëqitjen në Muzeun e Leninit edhe atë ditën.
Amerikani: Të lumtë! Por duhet të pranoj diçka, kur kam urinuar në Shtëpinë e Bardhë askush nuk më ka parë.
Rusi: Edhe unë duhet të pranoj diçka. Unë nuk i kam hequr as brekët.

Dimri siberik


Një rus që jeton në Amerikë dëgjon lajmet në TV ku thuhet se në Siberi temperatura është -55 gradë Celsius. Ai nuk u beson lajmeve dhe thirr në telefon vëllanë e tij që jeton atje:
- Më thuaj vëlla, sa është temperatura te ju?
- Prit të shoh... po, rreth -35 gradë. Pse pyet?
- Po, këta në TV po gënjejnë, thonë se është -55 gradë.
- Aha, po ndoshta flasin për jashtë...