Mar 13, 2012

Ferri


Një njeri i keq shkon në Ferr dhe i del përpara Djalli e i thotë:
- Je i dënuar që të rrish këtu, mirëpo nuk kemi vend jemi plot. Megjithatë njoh disa njerëz që janë më të mirë se ti dhe vet do të vendosësh se kë dëshiron ta zëvendësosh.
Djalli hap një derë dhe aty ndodhet George Bush duke notuar dhe sapo i afrohet bregut për të dalë, bregu largohet më shumë.
- Unë nuk di not dhe nuk mund të ndërrohem me të- thotë i porsaardhuri në Ferr.
Djalli hap derën tjetër, aty ndodhet Tony Blair duke thyer gurë, të cilët vazhdimisht shtohen.
- Kam probleme me shpinën dhe nuk mundem ta bëj këtë punë!- përgjigjet i dënuari.
Djalli e hap derën e tretë, aty ndodhet Bill Clinton, ndërsa mbi të Monica Lewinsky duke i bërë seks oral.
- Eh, kjo më mjafton. Këtu mund të qëndroj!- thotë njeriu.
Ndërsa djalli shprehet:
- Në rregull Monica, ik prej këtu!

No comments:

Post a Comment

Zgjidh njerin nga nenopsionet per te komentuar, me e preferuara eshte Name/URL.