Mar 30, 2012
Mar 29, 2012
Kush nuk i do biondet...
Pse biondja merr shkallë në supermarket? Sepse çmimet janë të larta.
Ditari i një biondeje që po udhëton me anije.
E hënë: Më ka ftuar në darkë kapiteni i anijes. Është shumë i mërzitshëm.
E martë: Kam shëtitur nëpër kuvertë me kapitenin. Nuk mund ta duroj.
E mërkurë: Kapiteni i anijes më gjuan me oferta të ndryshme. Çka po mendon ai për mua?
E enjte: Kapiteni tha se do ta përmbysë anijen nëse nuk fle me të.
E premte: Shpëtova jetën e 300 njerëzve!
Pse e vë biondja orën mbi plagë? Sepse ka dëgjuar që “koha shëron plagët”.
Konkurron një bionde për sekretare, ndërsa e pyesin:
- Nëse do t’ua jepnin 5.000 euro dhe të themi se nga to 20 % janë tatim, sa do të hiqnit?
- Gjithçka, përveç vathëve.
Zihen dy bionde:
- Pse ke fjetur me burrin tim?
- Doja të dija se cili është më i mirë, i imi apo i yti?
- Budallaçkë, ke mundur të më pyesësh mua.
Ankohet biondja te një zeshkane:
- Këto ditë po më dhemb shumë fyti.
- Unë nuk kam probleme të tilla. Sa herë që më dhemb fyti e kënaq burrin tim oralisht dhe më kalon.
Takohen sërish të nesërmen dhe biondja thotë:
- Këshilla ishte e shkëlqyer. Më nuk më dhemb fyti. Burri yt nuk mund të besonte se kjo ishte ideja jote.
Tregon biondja:
- Burri të premten ma solli një pulë dhe më tha: “Përgatite mirë për të dielën”. Nuk e dija se çfarë veshin pulat të dielën, por e gjeta një fustan të bukur...
Mesazhet
Nëna i shkruan djalit në telefon:
- Mos harro t’i nxjerrësh enët nga makina! (Nuk merr përgjigje).
- A i bëre detyrat e shtëpisë? (Sërish pa përgjigje).
- Babai dhe unë kemi vendosur që në muajin e ardhshëm të ta blejmë një veturë.
Djali kthen sms:
- Vërtet??? O Zot!!!
- Jo, nuk do ta blejmë! Vetëm desha të sigurohem se po i merr mesazhet e mia.
Kujtesa
Gruaja dhe burri po kryejnë marrëdhënie, mirëpo assesi nuk po e arrijnë kulmin. Kalojnë tre orë dhe burri ulet në një skaj të krevat, e ndez një cigare dhe pyet gruan:
- He, e dashur, as ty nuk të kujtohet askush?
Mar 28, 2012
Mar 26, 2012
Mar 25, 2012
Sëmundja
Shkon një i sëmurë te mjeku dhe pas kontrolleve, diagnostikohet me HAGS.
- Çfarë është kjo sëmundje HAGS?- pyet pacienti.
- Është kombinim i herpesit, AIDS-it, gonorresë dhe sifilizit.
- Eeee, si do t’ia bëjmë?
- Do t’ju vendosim në një dhomë të bukur, të izoluar mirë dhe do t’ju ushqejmë me pica, patate të skuqura dhe spageti.
- Dhe do të më ndihmojnë?
- Nuk besoj, por këto ushqime hyjnë më lehtë nën derë.
Fëmija dhe ‘plazma’
Duke kaluar një fëmijë rrugën e shkel një kamion i kuq, në të cilin shkruan:
“Plazma- nuk të lë të rritesh”.
Kamikazi
Hyn një kamikaz në aeroplan, ndërsa nga pas e ndjek nëna e tij:
- Ta dish se kjo është hera e fundit që e bën këtë!
Mjeku dhe pacienti
Një pacient i shqetësuar e pyet mjekun:
- Doktor, çfarë kam?
- Nuk e di, nuk e di...
- E kur do ta dini?
- Nesër, pas obduksionit.
Mar 24, 2012
Mar 23, 2012
Dhurata e gjyshes
- Motra pyet të vëllain: -Çfarë dhurate do i bësh gjyshes për ditëlindje?. -Një top futbolli, i përgjigjet i vëllai. Motra: -Po gjyshja nuk luan futboll!. Vëllai: Epo edhe ajo mua më solli një libër kur e kisha ditëlindjen!
Qeni shtepiak
- Burri i thotë gruas: - E dashur, duhet ta qesim qenin jashtë! Gruaja duke qarë i përgjigjet, çfarë po thua, qeni ka një javë që ka ngordhur! - E pikërisht për këtë po të them që duhet ta qesim jashtë!
Mar 22, 2012
Shpjegimi profesional
- Babi më thuaj si kam lindur!.
- Biri im, e kam ditur se një ditë do të më pyesësh për këtë. Ja kështu. Babi dhe nëna kanë bërë një copy/paste në një chat në MSN. Pastaj babi i ka caktuar mamit takim përmes e-mailit në WC në një cybercaffe. Më pas mami ka bërë ca download-e me memory stick-un e babit. Kur babi ishte i gatshëm për upload, e vërejtëm se nuk kishim vendosur firewall. Meqë ishte vonë të përdornim undo dhe as delete nuk ndihmonte, pas nëntë muajsh na erdhi një virus...
Programuesi dhe benzina
Shkon një programues në një pompë benzine dhe i thotë punëtorit:
- Qitni ju lutem benzinë!
- 95 apo 98?- pyet punëtori.
- Çfarë? Nuk keni XP?
Properties
Ecin dy programues rrugës dhe shohin një femër të bukur.
- Shiko çfarë ‘properties’ ka kjo?- thotë njëri.
- Sidoqoftë, ajo është ‘read only’- thotë tjetri.
Hakerët
Flasin dy hakerë:
- A e din atë shikimin, kur femrës vërtet i pëlqen, kur vërtet ka dëshirë...
- Jo, nuk e di!
- As unë.
- A e din atë shikimin, kur femrës vërtet i pëlqen, kur vërtet ka dëshirë...
- Jo, nuk e di!
- As unë.
Programuesit
Duke shëtitur, një programues i thotë tjetrit:
- Kam një problem... nuk po ngritet...
- A ke provuar nga ‘safe-mode’?
- Po, nuk bën...
Mar 20, 2012
Mar 17, 2012
‘Pak Chuck...’
Chuck Norrisi e ka ndërtuar shtëpinë në të cilën ka lindur.
Chuck Norrisi nuk do të ketë asnjëherë sulm në zemër, sepse zemra e tij nuk është aq e marrë saqë ta sulmojë atë.
Chuck Norrisi e njeh ‘ushtarin e panjohur’.
Chuck Norrisi luan rulet rus me revolver të mbushur plot... dhe gjithmonë fiton!
Kur ariu e takon Chuck Norrisin, shtrihet dhe shtiret si i vdekur.
Kur Chuck Norrisi shikon në qiell, retë fillojnë të djersiten... Njerëzit këtë e quajnë ‘shi’.
Chuck Norrisi i kupton femrat.
Kur Alexander Bell e zbuloi telefonin, e vërejti se kishte pasur dy telefonata të humbura nga Chuck Norrisi.
Chuck Norrisi ka tre djem ‘hasret’.
Spermatozoidet e Chuck Norrisit mund të shihen me sy të lirë.
Viti i ri e pret Chuck Norrisin.
Si e pi Chuck Norrisi ujin nga kroi. Eks, kuptohet!
Heroina është bërë e varur nga Chuck Norrisi.
Kur hidhet nga aeroplani, Chuck Norrisi parashutën e mban vetëm për çështje mode.
Chuck Norrisi nuk mban orë. Ai vendos se sa është ora.
Chuck Norrisi njëherë ka pas ardhur dy herë.
Chuck Norrisi me benzinë shuan zjarrin.
Chuck Norrisi luan volejboll me vetveten në finale të turneut dhe bën tifo nga publiku.
Chuck Norrisi e përdor ‘Domestosin’ si pika për sy.
Të ftuarit
Pse nëpër dasma, të ftuarit janë aq gazmorë, argëtohen dhe kënaqen?
Nga gëzimi se nuk janë ata që martohen!
Dëshpërimi i gruas
Shkon gruaja te mjeku dhe i thotë:
- Doktor jam diçka e dobët në seks nuk mundem më shumë se tri herë për një natë!
- Po kjo është e shkëlqyer! Pse mendoni se është pak?- pyet mjeku.
- Po burri im e bën më shumë se dhjetë herë, ndërsa unë nuk kam fuqi më shumë se dy-tri herë...
Mjeku e këshillon:
- Më së miri, kur burri t’ju mërzisë ndizeni dritën dhe atij do t’i vijë turp dhe do të ndalet.
Në shtëpi natë, burri kalon herën tretë, gruaja nuk mundet më shumë dhe e ndez dritën, kur e sheh mbi të fqinjin.
- Çfarë bëni ju, ku është burri im?- pyet gruaja.
- Ja atje jashtë po shet bileta- përgjigjet fqinji.
Shkretëtira
Flasin dy shokë:
- Çfarë do të kishe bërë nëse je në shkretëtirë, vozitesh me automjet dhe të ndjek një luan?- pyet njëri.
Mendohet tjetri dhe thotë:
- Do të sinjalizoja majtas dhe do të kthehesha djathtas!
Mar 16, 2012
Mar 15, 2012
Mar 13, 2012
Kikirikë, fara
Sali Berisha mban një tubim te sheshi:
- E kemi rritur ekonominë 10 për qind…
- Kikirka, fara- bërtet një shitës.
- …kemi hapur vende të reja pune…
- Kikirika, fara- vazhdon shitësi.
- …do ta bëjmë Shqipërinë evropiane…
- Kikirika, fara- sërish shitësi.
Berisha bëhet nervoz:
- Kush është ia që thotë “kikirika, fara”? Kur do ta shutoj do ta hedh në Itali!
Të gjithë të pranishmit fillojnë të bërtasin:
- Kikirika, fara… Kikirika, fara… Kikirika, fara...
Politikani
Kthehet politikani i lumtur në shtëpi dhe përplot gëzim fillon ta puthë gruan e tij:
- Mori fund, jam zgjedhur!- thotë ai.
- Vërtet e ke, nuk po gënjen?- pyet gruaja.
- Jo, tashmë nuk kam nevojë- përgjigjet ai.
Ferri
Një njeri i keq shkon në Ferr dhe i del përpara Djalli e i thotë:
- Je i dënuar që të rrish këtu, mirëpo nuk kemi vend jemi plot. Megjithatë njoh disa njerëz që janë më të mirë se ti dhe vet do të vendosësh se kë dëshiron ta zëvendësosh.
Djalli hap një derë dhe aty ndodhet George Bush duke notuar dhe sapo i afrohet bregut për të dalë, bregu largohet më shumë.
- Unë nuk di not dhe nuk mund të ndërrohem me të- thotë i porsaardhuri në Ferr.
Djalli hap derën tjetër, aty ndodhet Tony Blair duke thyer gurë, të cilët vazhdimisht shtohen.
- Kam probleme me shpinën dhe nuk mundem ta bëj këtë punë!- përgjigjet i dënuari.
Djalli e hap derën e tretë, aty ndodhet Bill Clinton, ndërsa mbi të Monica Lewinsky duke i bërë seks oral.
- Eh, kjo më mjafton. Këtu mund të qëndroj!- thotë njeriu.
Ndërsa djalli shprehet:
- Në rregull Monica, ik prej këtu!
Obama
Pse Obama i fitoi zgjedhjet?
Duke pasur parasysh gjendjen në të cilën Bushi i la SHBA-të, vendosën që, si gjithmonë, punën më të rëndë t’ia lënë të ziut.
Nata e parë
Një ditë para martesës, djali pyet babanë:
- Çfarë të bëj në natën e parë?
- Djali im, krejt çka bën gruaja bëj edhe ti!
Dhe kështu çifti i ri hyn në dhomë. Gruaja e shikon burrin, ai ia kthen shikimin. Gruaja shtrihet në krevat, burri shtrihet pas saj. Gruaja çon këmbët, edhe burri i çon këmbët. Ai mendohet dhe e pyet gruan:
- E tash?
- Tash presim dikë...
Mar 12, 2012
Mar 11, 2012
Mar 10, 2012
Tramvaji
Kalojnë dy policë përmes binarëve të tramvajit, dhe njëri e pyet tjetrin:
- Si është e mundur që kjo sorrë qëndron në tela dhe nuk e mbyt rryma?
- Ti nuk e pe. Më herët kaloi tramvaji dhe e mori të gjithë rrymën.
- Si është e mundur që kjo sorrë qëndron në tela dhe nuk e mbyt rryma?
- Ti nuk e pe. Më herët kaloi tramvaji dhe e mori të gjithë rrymën.
Dëshmia
Vjen një zonjë me djalin e saj në stacionin policor dhe i thotë policit:
- Dua që djalin tim ta punësoni si polic.
- E pse?- pyet polici.
- Sepse është shumë budalla- thotë zonja.
- Në rregull, dëshmojeni këtë!- kërkon polici.
- Djali im, zbrit poshtë dhe dil jashtë shiko a e ke nënën atje!- thotë zonja.
Djali niset dhe del jashtë...
- Vërtet qenka budalla- pohon polici- ka mundur të shikojë për dritareje!
Ora
Polici pyet kolegun:
- Sa është ora?
- Pesë e pesë- i përgjigjet ai.
- E pse nuk thua menjëherë dhjetë po më bën matematikë.
Mar 9, 2012
Mar 8, 2012
Rruga e shkurtë
Bie terri. Një gjyshe plakë dëshiron të arrijë më shpejtë në shtëpi, i dhëmbin këmbët. Dëshiron t’i bie rrugës së shkurtë, por ajo kalon nëpër varreza, dhe ka frikë. Sheh një vajzë dhe një djalë dhe i pyet nëse mund të shkojë me ta, dhe ata i thonë që po.
Nisen rrugës dhe djali e pyet:
- He gjyshe, a nuk ke frikë të kalosh vetëm nëpër varreza!
- Po djali im kam shumë frikë!
Ndërsa vajza ia kthen:
- Edhe ne frikësoheshim sa ishim gjallë!
Prostituta dhe manekine
Policia i ka dërguar disa prostituta në stacion dhe e pyesin të parën:
- A jeni ju prostitutë?
- Jo, unë jam manekine.
Pyesin të dytën:
- A jeni ju prostitutë?
- Jo, unë jam manekine.
Kalojnë te e treta:
- Dhe çka jeni ju, njësoj manekine?
- Jo, unë jam prostitutë!
- Dhe, a ka punë?
- Po do të kishte sikur të mos ishin këto manekinet...
Mar 7, 2012
Çfarë të bëjmë
Anija është duke u fundosur, ndërsa japonezi i shqetësuar ec lartë e poshtë, derisa malazezi qëndron ulur i qetë.
- Çfarë të bëjmë?- thotë japonezi.
Fillon ta shajë malazezi: Ju kurrë nuk rrini rehat, gjithmonë të bëni diçka.
Logjika
Në orën e Logjikës një nxënës ka lëshuar aq shumë ‘gazra’, saqë arsimtari e nxjerr jashtë.
Duke u larguar ai fillon ta shajë Logjikën...
E zë drejtori në korridor dhe i thotë pse e shan Logjikën, ndërsa nxënësi përgjigjet:
- Mua më kanë nxjerrë të marr ajër të freskët, kurse ata thithin gazra. Ku qëndron këtu logjika?
Mar 5, 2012
Mësuesja
Lumi i thotë mësueses:
- A ma tregoni gjoksin?
- Jooo!- bërtet ajo.
- Jua jap 100 euro!
Mendohet mësuesja, çereku i rrogës- dhe ia tregon.
Vazhdon nxënësi të kërkojë edhe gjera tjera, natyrisht duke ofruar pagesë. Mësuesja ia tregon të gjitha dhe fiton para sa një rrogë.
Ajo vishet dhe në korridor e takon drejtorin, i cili e pyet:
- A t’i solli Lumi paratë se ia dhashë të ta sjellë rrogën?
Amputimi
Mjeku: Kemi një lajm të mirë dhe një të keq.
Pacienti: Së pari të keqin!
Mjeku: Gabimisht jua kemi amputuar këmbën e majtë në vend të të djathtës.
Pacienti: Of, of... E cili është lajmi i mirë?
Mjeku: Këmba e djathtë që duhej ta amputonim, për ndonjë çudi është shëruar dhe nuk kemi nevojë ta largojmë.
Fizika
Dy studentë shkojnë në provim të fizikës.
Hyn i pari dhe profesori fillon me pyetjet:
- Të themi je duke udhëtuar me tren dhe të vjen nxehtë. Çfarë bën?
- E hapi dritaren- përgjigjet ai.
- Shumë mirë- vazhdon profesori. Dritarja ka sipërfaqe 1.5 m2, kupeja ka vëllim prej 12 m3, treni ec me shpejtësi prej 80 km/h kah perëndimi, fryn era e jugut me 5 m/s. Për sa kohë do të freskohet hapësira?
Studenti nuk e di përgjigjen dhe bie nga provimi. Del jashtë dhe ia tregon kolegut pyetjet. Hyn ai, ndërsa profesori ia fillon:
- Të themi je duke udhëtuar me tren dhe të vjen nxehtë. Çfarë bën?
- Largoj pallton- përgjigjet studenti.
- Është shumë nxehtë!- vazhdon profesori.
- Largoj fanellën dhe këmishën.
- Ende të vjen nxehtë!
- Largoj pantallonat dhe çorapet.
- Po çfarë nëse është dikush dhe tenton të të dhunojë!- bërtet profesori i nervozuar.
- O, le të më dhunojë krejt treni se nuk e hapi dritaren!
Mar 3, 2012
Pak ‘Chuck Norris’...
- Chuck Norrisin e kanë lëshuar dy herë kur ka qenë foshnje. Një herë në Hiroshima dhe herën tjetër në Nagasaki.
- Pse nuk ka luajtur Chuck Norrisi te filmi “Titanic”? Sepse do t’i shpëtonte të gjithë.
- Nuk ekziston teoria e evolucionit. Ekziston vetëm lista e specieve të cilat Chuck Norrisi i ka lejuar të jetojnë.
- Chuck Norrisi u ka treguar daltonistëve si duken ngjyrat.
- Nuk ka lesbike, ka vetëm femra që ende nuk e kanë takuar Chuck Norrisin.
- Jashtëtokësorët ekzistojnë! Por nuk janë të çmendur të vijnë në të njëjtin planet ku jeton Chuck Norrisi.
- Chuck Norrisi ka vdekur para 20 vitesh, mirëpo Vdekja akoma nuk e ka marrë guximin që t’i tregojë për këtë.
Pishina
I tregon shokut:
- Sot isha në pishinë, ndërsa pas gjysmë ore më larguan.
- E pse?- i thotë shoku.
- Urinova në pishinë.
- Po çka ka lidhje, të gjithë urinojnë në pishinë.
- Edhe unë ashtu u thash, por ata ma kthyen: “Po, është e vërtetë, të gjithë urinojnë në pishinë, por jo si ti nga pista e hedhjes”.
Mar 2, 2012
Kërkojnë sqarime
Shkon burri te predikuesi dhe pyet:
- Një ditë gruaja u përkul te frigoriferi, më erdhi mirë... dhe kreva marrëdhënie, a është mëkat?
Ai qeshet dhe përgjigjet: Jo, është diçka krejt normale.
Shkon gruaja tek i njëjti dhe i thotë:
- Një ditë u përkula të marr diçka në frigorifer, dhe burri mu afrua nga prapa. Më erdhi mirë dhe nuk kundërshtova, a është kjo mëkat?
- Nuk është mëkat, ia thash edhe burrit tënd, aspak mos u shqetëso.
Pastaj gruaja pyet: E, a jemi të mirëseardhur këtu?
- Po, kuptohet... pse të mos jeni?
- Sepse tek ajo ëmbëltorja nuk na pranojnë më- përgjigjet gruaja.
Kartelat
I ankohet shokut:
- Mi kanë vjedhur të gjitha kartelat e bankës!
- A je paraqitur në polici?
- Jo dhe nuk do ta bëj!
- Pse?
- Sepse ai që mi ka vjedhur shpenzon më pak se gruaja ime.
Mjeku i suksesshëm
Një shqiptar hap një ordinancë në Gjermani. Puna i shkon për mrekulli. Pacientët fillojnë të ikin nga klinikat gjermane dhe të vijnë e të shërohen në ordinancën e shqiptarit.
Shoqata e mjekëve gjermanë të shqetësuar dërgojnë një mjek ‘sekret’ për të zbuluar fshehtësinë e suksesit të mjekut shqiptar.
- Kam problem me ndjenjën e të nuhaturit- thotë mjeku gjerman.
- Motër, ilaçin numër 7!- kërkon mjeku shqiptar.
Motra e sjell një kovë me jashtëqitje.
- Kuuu, çfarë ere!!!- bërtet gjermani.
- Shkruaje ‘i shëruar’!- i thotë shqiptari motrës medicinale.
Me kalimin e kohës, mjekëve gjermanë nuk iu mbetet asnjë pacient. Ata e dërgojnë sërish mjekun e njëjtë, por kësaj radhe me tjetër diagnozë.
- Kam pasur një aksident dhe e kam humbur kujtesën. Nuk mbaj mend asgjë- thotë mjeku i shtirur si pacient.
- Motër, ilaçin numër 7!- kërkon mjeku shqiptar.
- Joooo!- bërtet gjermani.
- Shkruaje ‘i shëruar’!- i thotë mjeku shqiptar.
Lutja
Në një darkë, në të cilën janë ftuar edhe fqinjët, djali i vogël fillon lutjen:
- Zot të falënderoj që më ke dhënë kaq prindër të mirë. Faleminderit mysafirëve dhe fëmijëve të tyre që mi kanë ngrënë të gjitha biskotat dhe akulloren. Bekoji në mënyrë që të mos vijnë më kurrë.
Këtë dimër të lutem dërgoju rroba të gjithë të varfërve, vajzave të zhveshura në telefonin e babait tim dhe ndërtoju shtëpi burrave të varfër, të cilët shfrytëzojnë dhomën e nënës kur babai është në punë. Amin!
Mjeku
Pacienti shkon te mjeku i tij mendjemadh dhe i thotë:
- Kam temperaturë të lartë qe tri ditë, kollitem dhe kam plogështi.
- A keni marr ndonjë ilaç?- pyet mjeku.
- Isha mbrëmë në barnatore dhe farmacisti më tha...
- ... dhe çfarë budallallëku të tha ai farmacisti yt?- ndërhyn mjeku.
- Më tha që një herë të vij te ju!
Vizita
Burri pëson një aksident të rëndë trafiku dhe shtrohet në spital.
Gruaja shkon ta vizitojë dhe pyet motrën medicinale:
- Në cilën dhomë gjendet burri im?
Ajo i përgjigjet:
- Në dhomën 7, 8 dhe 9!
Vampiri
Duke kaluar një prift pranë varreve i del përpara një vampir.
Prifti e pyet:
- Kush je ti dhe çfarë po do?
Vampiri nxjerr dhëmbët, prifti e kupton se çka është dhe nxjerr nga xhepi një kryq.
Ndërsa vampiri i thotë:
- Nuk të hyn në punë ai se unë jam mysliman.
Subscribe to:
Posts (Atom)