Dec 31, 2012

Bisedë ne telefon 2012

Të dua


Djali i thotë vajzës:
- Mund të të detyroj të më thuash ‘të dua’!
- Nuk mundesh! – i thotë ajo.
- Dëshiron të vëmë bast?
- OK.
Ai: Për fillim, thuaj ‘bionde’.
Ajo: Bionde.
Ai: Thuaj dashuri.
Ajo: Dashuri.
Ai: Sa bëjnë 2+2?
Ajo: Katër.
Ai: Sa vjet i ke?
Ajo: 18.
Ai: A të thash se do të detyroj të thuash 18?
Ajo: Jooo! Ti the se do të më detyrosh të të them ‘të dua’.
Ai: Edhe unë ty...

Pesha e babagjyshit

Pse duhet ta rregullojne mire shum elfet sliten e babagjyshit?Duhet ta rregullojne shume mire sliten e babagjyshit nga pesha shum e rende e tij.

Derguar nga: Ibrimua

Gjeli


Si duhet t'ia bejme qe gjeli mos te kendoje te dielen?
Ta hame te shtunen.

Derguar nga: Ibrimua

Dec 27, 2012

Qind për qind


I ankohet gruaja një fqinji:
- Burri im sot është 100% impotent!
- Si është e mundur?
- Ka rënë nga shkallët, ka thyer të dy duart dhe e ka kafshuar gjuhën...

Standardet e dyfishta


Për kontroll te mjeku paraqiten një bionde mjaft joshëse dhe një plakë e lodhur.
- Zhvishuni! – urdhëron mjeku.
- Më falni. Kemi ardhur për mua – thotë plaka.
- Në rregull, atëherë nxirreni gjuhën.

Drejtori


Arsimtarja u jep nxënësve për detyrë që të shkruajnë me temën: “Çfarë do të bënit po të ishit drejtor i shkollës?”.
Derisa të gjithë po shkruajnë, një nxënës rri duarkryq.
- Pse ti nuk po shkruan? – i drejtohet arsimtarja.
- Po e pres sekretaren që t’i diktoj...

Dyshimi


Burri pyet gruan:
- Ku po shkon?
- Po shkoj të ujis lulet.
- Por, jashtë po bie shi.
- Nuk ka lidhje, e kam marrë ombrellën.

Flokëkuqi


Një grua lind një fëmijë me flokë të kuqe, derisa ajo dhe burri janë biondë. E shqetësuar, gruaja shkon te mjeku.
- Doktor, si është e mundur?
- A keni ndonjë anëtar të familjes me flokë të kuqe?
- Jo!
- A keni marrëdhënie të shpeshta?
- Po..., si të them, një herë në vit...
- Aha. Atëherë është nga ndryshku...

E kundërta


Pyet arsimtarja nxënësin:
- Cila është e kundërta e qeshjes?
- Seksi – përgjigjet ai.
Arsimtarja e habitur:
- E si?
- Po qeshja është ‘ha ha’, kurse seksi ‘ah ah’.

Si ta kuptoni se jeni bërë alkoolist


- Duhet të mbaheni fort për dheu që të mos bini në tokë.
- Puna ju pengon në pirje.
- Guaska e banjës shpesh ju godet në kokë.
- Më qartë shihni kur e mbyllni njërin sy.
- Derisa ishit në një ndejë, dikush e ka lëvizur vendparkimin.
- Bini nga dyshemeja.
- I gjithë lokali ju përshëndet porsa arrini te dera.
- Jeni të bindur se katër ushqimet bazë të njeriut janë: kafeina, nikotina, alkooli dhe femrat.

Dec 18, 2012

Plaku dhe Kullerat

shkon ni plak ne prishtin edhe i takon dy kullera ata kullerat ja bojn o agj a ki ni thik se po na vyn me pre ni moll jav jep agja thiken edhe ata tash e marrin e pshurrin thiken ja jepin thiken agjes edhe ja bon agj qe thiken nuk patem me qa me la po ta pshurrem ani thot agja ska gajle se veq koqet e ko mpas mi rru me to

Kamarieri gjakovar

Ish qellu 1 kamarier gjakovar edhe gjith e majke gishtin n'kafe sa her sherbejke, edhe 1 her po e sheh 1 myshteri po ja bon: Pse spo e shtin at gisht n'b*th po gjith n'kafe ?, po ja kthen gjakovari: po dej qitash qatu e pata nanen ja q*fsha :|

Dec 17, 2012

Humor - Naser Rafuna 2013


Femija

Ushqeni fmijen e vogel me HUDRA per mi gjet ma leht n'TERR!

- Albert Ajnshtajn.

Kinezt dhe Shqiptari


dalin 2 Kinez me 1 Shqiptar n'park edhe tash ja nisin mu prezantu kinezt
,njani thot une jom LIN CHIN PAK e ky tjetri thot un jam LIN CHIN SHUM
Shqiptari prezantohet thot une jom QAZIMI QIN SI GJAJA

Shkenctart dhe Shqiptari


Shkenctaret dhe 1 shqiptar po tregonin teknologjine per te kontrolluar tradhetine bashkshortore.
I pari thoshte
-kemi shpikur kete kameren qe vendoset pa e vene re ne cdo rrobe dhe zbulon cdo detaj
tjetri tha
- une per te zbuluar se me tradheton gruaja shpika nje mikrorobot qe njeh parfumet e burrave te tjere
shqiptari tha
-po ju jeni budallenj more gjithe ato shpenzime per kot gje...ja si zbulohet me ke te tradhoton gruaja:
dhe del ne ballkon dhe i flet komshijes nga ballkoni
-he mi komshike ftyr legen po hap rrobat eee;
-un fytyr legen ë?? ftyr legen eshte gruaja jote qe ka shkuar me Bashkimin me Skenderin e Dritonin e gjysmen e lagjes.!! :p

Kokëdhimbja


I mësuar gjithmonë me refuzimin e gruas dhe arsyetimin “më dhemb koka”, burri merr një aspirinë dhe një gotë ujë në dorë dhe shkon te dhoma e gjumit, ku gruaja qëndron shtrirë.
- Çfarë ke, pse ma ke sjellë aspirinën? Nuk më dhemb koka! – thotë gruaja.
- Eh, këtë desha ta dëgjoj...

Viçi


Kthehet burri nga kurbeti dhe e gjen në shtëpi një fëmijë të zi.
- Ti më ke tradhtuar! Ky nuk është i imi! – i bërtet gruas.
- I yti është! Kur e linda nuk kisha gji dhe ia dhashë një të zezës që t’i jepte gji dhe ashtu u nxi. Që nuk beson, pyete nënën tënde.
Burri e thërret nënën:
- Nënë, gruaja më thotë se fëmija është i imi. A është kjo e mundur?
- E mundur është. Kur të linda ty, as unë nuk kisha gji dhe të ushqeva me qumësht lope dhe a e sheh çfarë viçi je bërë.

Dec 13, 2012

Hera e dytë


Pas njëzet vitesh martesë, burri dhe gruaja shkojnë te mjeku. Doktori e kontrollon burrin dhe i thotë:
- Gjithçka është në rregull me ju, keni ndonjë shqetësim të veçantë?
- Asgjë të veçantë, por kur bëj dashuri, herën e parë është gjithçka në rregull, ndërsa herën e dytë djersitem shumë. Kjo ka filluar të më pengojë...

Pas burrit, kontrollohet gruaja dhe mjeku i thotë:
- Edhe ju dukeni mirë, por burri juaj më tha se kur bëni dashuri, herën e parë është gjithçka mirë, por në të dytën djersitet. E keni idenë se ku mund të jetë problemi?
- Natyrisht se e di doktor. Hera e parë është në janar, ndërsa e dyta në korrik...

Si vullkan


Pas një raporti intim, burri pyet gruan:
- E dashur, si isha sonte?
- Si vullkan, zemër, si vullkan...
- Vërtet, si vullkan?!
- Po, i dashuri im, aktivizohesh çdo pesë vjet...

Larja e teshave

Na ishte njëherë një burrë dhe një grua, ata kishin tre fëmijë. Sa herë që dëshironin të kryejnë marrëdhënie, thoshin se po shkojnë për t’i larë teshat, në mënyrë që fëmijët të mos kuptonin se çfarë po bëjnë. 

Një natë, burri i thotë gruas:
- Eja të shkojmë t’i lajmë teshat!,
Ndërsa ajo ia kthen:
- Jam e lodhur.
Më vonë, gruaja çohet dhe i thotë burrit:
- Eja të shkojmë t’i lajmë ato tesha.
Kurse burri thotë:
- Le, se i lava në dorë!

Vizita në Kinë

Një përfaqësues i Kosovës shkon në Kinë. Në aeroport e pret ministri i Jashtëm kinez, i cili mes tjerash e pyet:
- Sa banorë i ka Kosova?
- Po, rreth dy milionë.
- Vërtet? E pse nuk erdhët krejt?

Ofendimi

Vjen djali nga shkolla dhe i ankohet babait:
- Babi, një djalë sot më quajti homoseksual...
- Dhe? A e rrahe mirë?
- Po ti s’e di sa i ëmbël që është...

Femrat komentatore

Pse femrat nuk mund të komentojnë ndeshjet e futbollit?
Sepse flasin më shpejtë sa që vrapojnë lojtarët.

Shenja e komunikacionit

Pyet arsimtarja nxënësin:
- Pse u vonove për mësim?
- Për shkak të shenjës së komunikacionit – thotë ai.
- E çfarë lidhje ka shenja me vonesën tënde?
- Po, kur u afrova pranë shkollës, shkruante: “Ngadalëso, shkolla!”.

Dec 8, 2012

Vetura e Padukshme

Gjakovart dhe Suxhuku


Gjakovart e bojn suxhukin e djegst, mos me jau honger fmija.

Fotografia

Një çift janë duke kryer marrëdhënie në dhomën e ‘saj’ dhe në një moment, ‘ai’ sheh një fotografi të një mashkulli tjetër.
- A është ky burri yt?
- Jo.
- I dashuri?
- Jo, jo.
- Vëllai?
- Jo.
- Po kush është?
- Unë para operacionit të ndërrimit të gjinisë!

Lutjet

Lutja e SAJ

Zoti im, para se të fle do të të them çfarë dua:
- Më dërgo një burrë të këndshëm që të më ofrojë gjithmonë kënaqësi. 
- Komplimentet t’i japë me lehtësi dhe të jetë vetëm i imi.
- I cili do të më mbajë në duar dhe do ta kujtojë gjithmonë ditëlindjen time.
- Do të kryejë marrëdhënie vetëm kur unë dua dhe gjithmonë do të më puthë si ditën e parë.
- Do të më bëjë masazh këmbët, duart, gjithë trupin...
- Të jetë gjithmonë i butë dhe të mos fshehë asgjë nga unë.
- Një mashkull me mendje të pastër, të lutem sa më shpejtë dërgoma!

Lutja e TIJ

Zoti im, dërgoma një nimfomane që nuk flet kurrë, e cila ka biznes pijesh dhe siguron bileta për ndeshjet e futbollit!

Dysheku për larje

- Babi, babi, më blej një dyshek në formë të shpëtimtarëve të plazhit!
- Por, biri im, nuk ekzistojnë dyshekë të tillë.
- Si jo, më herët e pashë nënën duke e fryrë një të tillë, prapa shtëpizës së peshkatarëve...

Fjalët e fundit

Cilat janë fjalët e fundit që i thonë këmbësorët në momentin kur i godet automjeti?
“Me siguri se do të ndalet!”

Dashuria në largësi

I shkruan i dashuri nga Kosova, të dashurës që studion në Angli:

“E dashur, lidhja jonë nuk po shkon ashtu siç kam menduar. Largësia mes nesh është shumë e madhe. Më duhet të pranoj se nga hera e fundit që ke qenë këtu të kam tradhtuar pesë herë. Mendoj se nuk është e drejtë për asnjërin nga ne. Të lutem kthema fotografinë që ta kam dhënë”.

E dashura e lexon letrën me pikëllim dhe nga hidhërimi i madh, grumbullon të gjitha fotografitë e ish-të dashurve, djemve të dajës e të tezes, rreth 50-të. I paketon dhe i dërgon në postë, së bashku me letrën ku shkruan:

“I dashur. Më vjen keq, por nuk më kujtohesh se cili je. Të lutem, merre fotografinë tënde dhe kthemi të tjerat”.

I dehuri

Pyet djali babanë:
- Babi, çfarë do të thotë ‘i dehur’?
- Djali im..., i sheh ata dy kuajt? Të dehurit i duket se janë katër kuaj.
- Por, babi, unë shoh vetëm një kalë...

Vozitësi dhe fëmija

Një fëmijë udhëton me autobus dhe fillon të këndojë:
- Po të ishte babai im elefant e nëna elefanteshë, unë do isha elefant i vogël; po të ishte babi luan e nëna luaneshë, unë do isha luan i vogël...
Kështu vazhdon fëmija duke i përmendur të gjitha kafshët, por duke e nervozuar gjithnjë e më shumë vozitësin e autobusit, i cili në një moment i bërtet:
- E po të ishte nëna jote prostitutë e babai homoseksual, çfarë do të ishe?
- Vozitës autobusi – ia kthen fëmija.

Biondja merr benzinë

Biondja ndalet te pompa e benzinës.
- Mbusheni ju lutem.
- 95 apo 98?
- Pse a nuk keni të 2012-tës?

Lëkundja

Një anije e mbushur me udhëtarë lëkundet në detin e hapur. Një marinar i ri i afrohet kapitenit dhe e pyet:
- Kapiten, pse anija jonë po lëkundet vazhdimisht derisa deti është i qetë?
- Sepse të gjithë udhëtarët tanë janë në udhëtimin e çifteve.

Biondja para pasqyrës

Pse biondja kur qëndron para pasqyrës i mbyll sytë?
Që të shohë si duket kur është në gjumë.

Bashkëshortësia

Ekzistojnë pesë rregulla themelore në mënyrë që një bashkësi bashkëshortore të funksionojë si duhet, e këto janë:
1. Është shumë me rëndësi që gruaja të punojë në shtëpi, të bëjë drekën dhe të ketë punë të mirë.
2. Është shumë me rëndësi që gruaja të ketë humor dhe të dijë të të bëjë të qeshësh.
3. Është shumë me rëndësi që gruaja të të besojë dhe të mos të gënjejë! Kurrë.
4. Është shumë me rëndësi të jetë e mirë në shtrat dhe ta dojë seksin! 
5. Më e rëndësishmja, prej sa u tha më lartë, është që katër gratë e përmendura të mos njihen mes vete!

Dëshmitë që je femër

• Gjithmonë vonohu një orë më shumë seç ke premtuar, për t’u bërë gati për mbrëmje!
• Ankohu!
• Bëhu atraktive për dikë që është perfekt dhe i do ndejat, dil me të dhe menjëherë kërko nga ai që t’i “ndalë këto sjellje”!
• Nëse ti mundohesh të flesh, kjo ndodh për shkak se je lodhur nga të arriturat tua supernatyrore të ditës. Nëse ai bie në gjumë, këtë ai e bën sepse është dembel!
• Çfarëdo qoftë aktiviteti, ai nuk e bën mirë si i dashuri yt i kaluar!
• Nëse e përqendron i dashuri mendjen te ti, këtë e bën për të të plasur nga inati!
• Nëse të jep hapësirë, ai të injoron!
• Urrej të gjitha kafenetë ku del ai!
• Kërko tretman të barabartë në të gjitha nivelet, përveç pagesës së ushqimit, biletës së aeroplanit, koncertit, rrobave etj., sepse këto janë gjëra me të cilat ai duhet ta dëshmojë dashurinë ndaj teje!
• Qaj për asnjë arsye!
• Mbaje mend se çdo femër, që shikon të dashurin tënd është lavire dhe rrjeti i shoqërisë tënde duhet ta shpërndajë këtë informatë sa më shpejt!
• Vendose veten rastësisht te shokët e të dashurit, ndaju me të, e pastaj bëja me dije se do të jesh e pranishme në të gjitha takimet, veç për ta ngacmuar!

Fakte interesante

• Nëse ke bërtitur 8 vjet, 7 muaj dhe 6 ditë, ke liruar energji të mjaftueshme për ta ngrohur një xhezve të kafesë!
• Përplasja e kokës në mur shpenzon 150 kalori në orë!
• Muskuli më i fortë në trup është gjuha!
• Është e pamundur të teshtish me sy të hapur!
• Nuk mund të bësh vetëvrasje duke ia ndalur vetes frymëmarrjen!
• Sa herë e lëpinë pullën postare konsumoni 1/10 e kalorisë!
• Elefantët janë shtazët e vetme që nuk kërcejnë!
• Arushat polare janë majtake!
• Amerikanët mesatarisht në ditë hanë 18 akre të picave!
• Gjasat më të mëdha janë të vriteni nga tapa e shampanjës se nga merimanga helmuese!

May 7, 2012

Kujdes: Prostituta në rrugë!


Qen si ky nuk keni parë kurrë!

Nuk më shpëton dot, do paguash gjobën

Kërcimi i jashtëzakonshëm me bicikletë

Goditet me vezë dhe kos spikeri i lajmeve

Ndodh ne futbollin e Kosoves

Ditë të lirë

Po kërkon një ditë të lirë? Në rregull, t’i hedhim një sy se çfarë po kërkon. Të themi se janë 365 ditë në vit të disponueshme për punë. Janë 52 javë brenda vitit, gjatë të cilave i ke nga 2 ditë pushim, kështu që mbesin 261 ditë në dispozicion për punë. Meqenëse kalon 16 orë në ditë duke mos punuar, i ke shfrytëzuar edhe 170 ditë, që do të thotë se mbesin 91 ditë për të punuar. Çdo ditë shpenzon nga 30 minuta për kafe, që llogaritet 23 ditë në vit, pra mbesin vetëm 68 ditë për punë. Me nga një orë pushim dreke në ditë, ke shfrytëzuar edhe 46 ditë, duke të mbetur vetëm edhe 22 ditë në dispozicion për të punuar. Zakonisht 2 ditë brenda vitit i shfrytëzon në rast sëmurjeje, pra mbesin 20 ditë. Duke llogaritur 5 ditë që nuk punojmë gjatë festave, numri i ditëve të punës bie në 15. Çdo vit japim nga dy javë pushim vjetor (14 ditë), kështu që mbetet vetëm 1 ditë e disponushme për punë dhe nuk e kam ndërmend që të ta jap të lirë!

Kërkesë e pakuptimtë


Një djalë i thotë të dashurës së tij “të dua”. Ndërsa vjen reagimi i saj:
- A ke dy Mercedesë?
- Nuk kam!
- Shtëpi dykatëshe?
- Nuk kam!
- Atëherë nuk do të ketë asgjë mes nesh.
Djaloshi i pikëlluar shkon në shtëpi, ia tregon të gjitha babait dhe kërkon nga ai që ta këshillojë. Ndërsa babai i thotë:
- Djali im, nëse vërtet e dashuron, atëherë shite Lamborghinin dhe Ferrarin dhe bliji ato dy Mercedesë që po i kërkon ajo, mirëpo më duket e pakuptimtë që t’ia rrënojmë katër kate shtëpisë.

Lajmi i gëzueshëm


- Më duhet t’ua them lajmin e gëzuar. Gruaja juaj është shtatzënë! – thotë mjeku.
- Nuk është e mundur, gjithmonë kam qenë i kujdesshëm.
- Po shikoni, është njësoj sikur vozitja e veturës. Ju keni kujdes, por të tjerët nxitojnë.

Shih çfarë mund të bëj


May 4, 2012

Pijanecët


Tre pijanecë ndaluan një taksi. Shoferi e kuptoi që ata ishin të pirë, ndezi makinën, e fiku prapë dhe iu tha “arritëm”.
I pari ia dha lekët...
I dyti e falënderoi, ndërsa i treti e gjuajti me grushte.
Shoferi i habitur shpresoi që ata të mos e kenë kuptuar që makina s’kishte lëvizur fare nga vendi dhe i drejtohet të tretit: Pse më gjuajte more?!
I treti i përgjigjet: Herën tjetër kontrolloje shpejtësinë se desh na mbyte...!

Këtë lodër babi e ka ble për vete


Apr 30, 2012

Halla e trent e PDK-s

Askush s’e di


Duke ecur nëpër rrugë, biondja e ndal një kalimtar rasti:
- Më falni, a e dini çfarë do të thotë “I don’t know”?
- Nuk e di- përgjigjet ai.
- O Zot, askush s’e di...

Libri i instruksioneve për femra


Mos bëj punë shtëpie. Asnjë mashkull nuk bën dashuri me femrën për fakitn se shtëpia është e pastër.

Mos imagjino se mund ta ndërrosh një mashkull – pos nëse është në pelena.

Çfarë bën nëse të braktis i dashuri? E mbyll derën.

Kaq shumë meshkuj – kaq shumë arsye për të mos fjetur me asnjërin prej tyre.

Nëse ia arrijnë ta dërgojnë një mashkull në hënë – do të ishte mirë sikur t’i dërgonin të gjithë atje.

Mund të dalësh me meshkuj më të rinj – sidoqoftë ata nuk piqen kurrë.

E vetmja mënyrë për ta bindur një mashkull që të bëjë diçka është që të sugjerosh se është plakur për të bërë diçka të tillë.

Sensi humorit nuk do të thotë që ti t’i tregosh atij barsoleta, por nënkupton që duhet të qeshesh me barsoletat e tij.

Nëse të thotë se je duke u shtirur se ke arritur kulmin, thuaji jo, dhe se je duke praktikuar.

Nëse të pyet se a është i pari, thuaji: “Mund të jesh, më dukesh i njohur”.

Një ‘zombi’ duke ngrënë mish...


Të gjithë munden me duar, provoni me dhëmbë...


Apr 28, 2012

Ku i ke sytë?


Disa përkthime nga gjuha e femrave


Po = Jo (varësisht nga situata)

Jo = Po (varësisht nga situata)

Ndoshta = Jo

Më vjen keq = Ti do të pendohesh

Na duhet = Unë dua

Është vendimi yt = Vendimin e duhur duhet ta kesh tashmë të qartë

Bën si të duash = Do të paguash për këtë më vonë

Duhet të bisedojmë = Unë duhet të ankohem

Nuk jam e mërzitur = Sigurisht që jam e mërzitur, trap!

Je aq burrëror = Duhet të rruhesh dhe të vjen era djersë

Je shumë i vëmendshëm sonte = A mendon për diçka tjetër pos seksit?

Kjo kuzhinë është e papërshtatshme = Dua shtëpi të re!

A më do? = Do të kërkoj të më blesh diçka të shtrenjtë

Sa më do? = Kam bërë diçka që nuk do ta pëlqesh

A jam e trashë? = Më thuaj që jam e bukur!

Duhet të jesh më komunikues = Vetëm pajtohu me atë që them unë

Mu duk se e dëgjova beben = Çohu nga krevati dhe shko vëre në gjumë

Kërkimi vazhdon


Një plakë dhe Sergio Ramos paraqiten tek engjëlli. Plaka ia nis e para:
- Unë jam lutur gjithmonë dhe nuk kam bërë mëkate. Besoj se e meritoj parajsën.
- Në rregull. Mund të hysh! – thotë engjëlli. E ti Sergio?
- Unë? Jo asgjë, vetëm kam ardhur pas topit.

I vetmi me të cilin kam fjetur


E pyet burri gruan:
- Më trego drejt, a jam unë i vetmi me të cilin ke fjetur?
- Kuptohet i dashur! Me të tjerët kam qëndruar zgjuar gjithë natën.

Kush pasurohet


Kush është i vetmi që pasurohet në Korenë e Veriut?
Uraniumi.

Hera e parë


Pas herës së parë, e pyet shoqja:
- Edhe? Më trego si ishte!
- Si të them, mrekulli... Pastaj ajo ‘gjëja’...
- He?
- I ri fare...
- E, si e kupton?
- Akoma ishte i mbështjellë me najlon...

Apr 20, 2012

Protesta e klounëve


Është e qartë


- Çfarë do të thotë ‘është e qartë’? – pyet mësuesja nxënësit.
Njëri çon dorën dhe fillon të përgjigjet:
- Babai im vozit Mercedes, nëna BMW, ndërsa gjyshja Jeep... Është e qartë se ne kemi para.
- Të lumtë! E ke shpjeguar për mrekulli – thotë mësuesja. – Të shohim dikush tjetër. Urdhëro ti, si e shpjegon? – i drejtohet mësuesja një nxënësi tjetër.

- Gjyshja ime çdo ditë shkon te ara që e kemi afër. Nën njërën sqetull e mban “The New York Times”, ndërsa nën tjetrën “Allgemeine Zeitung”.
Arsimtarja pyet e habitur:
- Edhe?
- Po, asgjë. Gjyshja nuk di as anglisht as gjermanisht, është e qartë se shkon ta kryejë nevojën.

Aksidenti


Një bionde duke vozitur shkon dhe e godet një kamion të parkuar. Vozitësi e nxjerr nga vetura, e vizaton një rreth në trotuar dhe i thotë mos e shkel vijën.
Ai shkon me shpejtësi te automjeti i saj dhe ia shpon gomat. Biondja fillon të qeshë. Shoferi i kamionit nervozohet edhe më shumë dhe ia thyen xhamin e përparmë. Ajo vazhdon të qeshet. Mashkulli ia thyen të gjitha xhamat e veturës, ndërsa biondja nuk ndalet së qeshuri. Në fund ai e pyet se çfarë është kaq qesharake?
- Kur t’i nuk shikoje, unë e shkela tri herë vijën...

Ndihma


Pasi ka dëgjuar se njëri nga pacientët në spitalin psikiatrik e kishte shpëtuar një tjetër nga vetëvrasja duke e nxjerrë nga vaska e banjës, drejtori i spitalit e rishikon dosjen e tij dhe e fton në zyrë.
- Të dhënat tuaja dhe sjellja juaj heroike tregon se jeni gati për të shkruar në shtëpi. Vetëm më vjen keq që njeriu që shpëtuat, më pas e vrau veten duke u varur në litar.
- Jo, jo, ai nuk e ka vrarë veten. Unë vetëm e vara që të thahet.

Ngushëllimi


Gruaja kthehet në shtëpi pas një ditë të keqe, shtrihet në krevat dhe thotë me pikëllim: “Askush nuk më do... E gjithë bota më urren!”
Ndërsa burri i preokupuar me ndeshjen e futbollit e ngushëllon me fjalë të mençura: “Nuk është e vërtetë, e dashur. Disa njerëz as që të njohin”.

Përfundo atë që fillon

Terapisti im më ka thënë se mënyra më e mirë për të arritur qetësinë e vërtetë shpirtërore është që të përfundoj atë që filloj. Deri më tash sot kam përfunduar dy qese me çips dhe një tortë çokollate. Tashmë ndihem shumë më mirë.

Krevati


Një mashkull paraqitet te mjeku dhe i thotë:
- Doktor, secilën herë që shtrihem në krevat, mendoj se dikush është nën të. Kur hy nën krevat mendoj se dikush është mbi të... po çmendem.
- Eja tek unë për dy vite, tri herë në javë dhe do të shëroj – zotohet mjeku.
- E sa kushton?
- 50 euro vizita!
Pacienti nuk u paraqit më kurrë te mjeku dhe pas gjashtë muajsh, ai e takon në rrugë:
- Ku je ti që nuk erdhe më asnjëherë tek unë?
- Për 50 euro vizita? Një kamerier më shëroi për pesë euro.
- E si? – pyet doktori.
- Më tha që t’ia pres këmbët krevatit!

Probleme me gjumin?


Një grua paraqitet te psikiatri, i cili e pyet se cili është problemi.
- Hmm... Mendoj se jam nimfomane.
- E kuptoj – thotë doktori – Por fillimisht duhet t’ju njoftoj se unë paguhem 50 euro në orë.
- Nuk është keq – reagon gruaja – E sa duhet për gjithë natën?

Zilet

Testimi i fundit i 13-të kandidatëve për t’u bërë priftërinj ishte që të dëshmonin se seksi nuk i josh aspak. Të gjithë ata zhvishen dhe në organin seksual u lidhin nga një zile. Para tyre dalin disa vajza të zhveshura lakuriq, të cilat fillojnë të vallëzojnë në mënyrë mjaft atraktive. Testin e kalojnë vetëm ata, zilet e të cilëve mbesin të qeta. Zilet e 12 kandidatëve ishin të qeta, ndërsa vetëm zilja e njërit binte pa pushuar. Nga lëvizja e madhe zilja i bie në tokë. Kandidati i turpëruar përkulet për ta marrë zilen, dhe në moment fillojnë të bien 12 zilet tjera...

Apr 16, 2012

Disa thënie për martesën...


Jeta martesore është përplot entuziazëm dhe frustrim:
Në vitin e parë të martesës, burri flet dhe gruaja dëgjon.
Në vitin e dytë, gruaja flet, ndërsa burri dëgjon.
Në vitin e tretë, të dy flasin, ndërsa fqinjët dëgjojnë.

Është e vërtetë se të gjithë meshkujt lindin të lirë dhe të barabartë, por disa prej tyre martohen!

Një martesë e lumtur bazohet në dhënie dhe marrje – burri jep, ndërsa gruaja merr.

Martesa është pak a shumë si një violinë, pasi muzika e bukur përfundon dhe telat janë të ngjitur...

Një burrë ka thënë: “Nuk e kam ditur se çfarë është lumturia derisa u martova... mirëpo atëherë ishte shumë vonë!”

Martesa është dashuri. Dashuria është verbër. Kështu, martesa është një institucion për të verbrit.

Dashuria është një ëndërr e gjatë e ëmbël, ndërsa martesa është alarmi që të zgjon.

Thonë që kur një mashkull ia mban dorën femrës para martese – kjo është dashuri; ndërsa pas martesës është vetëmbrojtje.

Burri është dëshmi e gjallë se gruaja di të bëjë shaka.

Dhëndri: Mashkulli i vetëm që nuk i ka thënë gruas asnjë gënjeshtër.
Nusja: Një femër me një perspektivë përplot lumturi në të ardhmen.

Unë jam shefi, por mos ia thoni gruas time.

Televizionet


Çfarë është pozitive te televizionet në Kosovë?
Që në mes të reklamave lëshojnë nga pak edhe seriale.

E di të vërtetën


Një djalë mëson nga shokët në shkollë se gjithë të rriturit kanë fshehtësi dhe se mënyra më e mirë për të nxjerrë para nga ata është që t’u thuash: “E di të vërtetën!”. Djaloshi shkon në shtëpi dhe vendos ta provojë me nënën e tij:
- E di të vërtetën! – i thotë asaj.
Nëna ia jep menjëherë 5 euro dhe i thotë: Asnjë fjalë babait për këtë!
I entuziazmuar nga suksesi, djali mezi e pret babanë të kthehet nga puna dhe i thotë:
- E di të vërtetën!
Babai shpejt nxjerr 10 euro nga xhepi dhe e lut: Asnjë fjalë nënës për këtë!
Përplot kurajë djali del në oborr dhe e provon planin e tij me kopshtarin:
- E di të vërtetën!
Kopshtari bie në gjunjë, hap krahët dhe bërtet:
- Biri im! Përqafoje njëherë babanë!

Kamionët dhe Corvettet thjeshtë nuk shkojnë bashkë


Apr 12, 2012

Basti


Dy shokë shikojnë televizorin teksa jepen lajmet ku tregohet një i ri pranë një ure, në tentativë vetëvrasjeje.
- Lidhemi me 10 euro se do të kërcejë – thotë njëri.
- Ja 10 euro se nuk kërcen – pohon tjetri.
Djali në lajme mbyll sytë dhe kërcen nga ura. Humbësi i nxjerr 10 euro dhe ia jep fituesit.
- Nuk mund t’i marr paratë, sepse mashtrova. E pash të njëjtin lajm më herët dhe e dija se do të kërcejë – tregon fituesi.
- Jo, jo. Merri. Edhe unë e pashë lajmin më herët. Por mendova se nuk është aq i marrë saqë të kërcejë edhe një herë.

Dukesh si gruaja ime


Një i dehur hyn në një bar dhe pasi ia ngjet sytë për një kohë gruas së vetme në lokal, i afrohet dhe e puth. Ajo kërcen e habitur dhe e qëllon me shuplakë. Ai menjëherë kërkon falje dhe shpjegon:
- Më falni. Mendova se ishit gruaja ime. Dukeni njësoj si ajo.
- Ti i pavlerë, i padurueshëm, i mjeruar, pijanec... – fillon të bërtasë femra.
- Është e çuditshme... Madje tingëlloni njësoj si ajo.

Nuk më eci kësaj radhe!


Një njeri hyn në një lokal dhe sheh një shok të vjetër duke pirë vetëm. Duke iu afruar i thotë:
- Dukesh keq. Cili është problemi?
- Nëna më vdiq në janar – thotë ai – dhe më la 25.000 euro.
- Sa keq, kjo është e rëndë – reagon miku.
- Pastaj në shkurt – vazhdon ai – më vdiq babai duke më lënë 50.000 euro.
- Të dy prindërit për dy muaj? Prandaj je në depresion – e ngushëllon miku.
- Dhe muajin e kaluar më vdiq halla e më la 10.000 euro...
- Tre anëtarë të familjes të vdiqën për tre muaj? Sa e pikëlluar.
- Pastaj, këtë muaj... nuk vdiq askush... nuk fitova asgjë!

Në kryeqytet


Vjen një fshatar për herë të parë në Prishtinë dhe e pyet një polic:
- Ku gjendet “Skënderbeu”?
- Eh, po këtë e dinë edhe budallenjtë...
- Po, prandaj të pyeta- ia kthen fshatari.

Kujdes prapa!


Apr 5, 2012

Dhuratat


Lavdërohen gjermani dhe italiani rreth dhuratave që u kanë blerë grave të tyre.
Gjermani: I kam blerë gruas për ditëlindje një Porsche që arrin prej 0 deri 100 për shtatë sekonda.
Italiani: Unë i kam blerë gruas time Ferrari që për pesë sekonda arrin nga 0 deri 100.
Shqiptari i dëgjon dhe thotë: Unë i kam blerë gruas një dhuratë që për një sekondë arrin nga 0 deri 100.
Habiten gjermani dhe italiani: Është e pamundur! Diçka e tillë nuk ekziston... Çka i ke blerë?
Shqiptari: Peshore!

Orari javor i punës


E hënë: Pushim pas një vikendi të lodhshëm.
E martë: Përgatitje për punë.
E mërkurë: Ditë pune.
E enjte: Pushim nga puna.
E premte: Përgatitje për vikend.
E shtunë/e diel: Vikend.

(Vërejtje: Ende nuk është vendosur nëse çdo e mërkurë do të jetë ditë pune).

Okupimi


Arrin një amerikan në një aeroport të vendeve arabe dhe polici fillon ta pyesë në anglisht:
- Name? (Emri)
- John Smith.
- Age? (Mosha)
- 27.
- Occupation? (duke aluduar te profesioni).
- Jo, jo, vetëm për vizitë.

Puna


Pse malazezët kanë filluar të vijnë Kosovë?
Sepse nuk ka punë.

Origjinali


Pse politikanët mbajnë nga dy kopje dokumentesh?
Sepse origjinali shkon në Washington.

Kush është më i forti


Një amerikan dhe një rus po bisedojnë se cili është më i guximshëm.
Amerikani: Unë kam urinuar në Shtëpinë e Bardhë.
Rusi: Unë kam bërë jashtëqitjen në Muzeun e Leninit edhe atë ditën.
Amerikani: Të lumtë! Por duhet të pranoj diçka, kur kam urinuar në Shtëpinë e Bardhë askush nuk më ka parë.
Rusi: Edhe unë duhet të pranoj diçka. Unë nuk i kam hequr as brekët.

Dimri siberik


Një rus që jeton në Amerikë dëgjon lajmet në TV ku thuhet se në Siberi temperatura është -55 gradë Celsius. Ai nuk u beson lajmeve dhe thirr në telefon vëllanë e tij që jeton atje:
- Më thuaj vëlla, sa është temperatura te ju?
- Prit të shoh... po, rreth -35 gradë. Pse pyet?
- Po, këta në TV po gënjejnë, thonë se është -55 gradë.
- Aha, po ndoshta flasin për jashtë...

Mar 29, 2012

Kush nuk i do biondet...


Pse biondja merr shkallë në supermarket? Sepse çmimet janë të larta.

Ditari i një biondeje që po udhëton me anije.
E hënë: Më ka ftuar në darkë kapiteni i anijes. Është shumë i mërzitshëm.
E martë: Kam shëtitur nëpër kuvertë me kapitenin. Nuk mund ta duroj.
E mërkurë: Kapiteni i anijes më gjuan me oferta të ndryshme. Çka po mendon ai për mua?
E enjte: Kapiteni tha se do ta përmbysë anijen nëse nuk fle me të.
E premte: Shpëtova jetën e 300 njerëzve!

Pse e vë biondja orën mbi plagë? Sepse ka dëgjuar që “koha shëron plagët”.

Konkurron një bionde për sekretare, ndërsa e pyesin:
- Nëse do t’ua jepnin 5.000 euro dhe të themi se nga to 20 % janë tatim, sa do të hiqnit?
- Gjithçka, përveç vathëve.

Zihen dy bionde:
- Pse ke fjetur me burrin tim?
- Doja të dija se cili është më i mirë, i imi apo i yti?
- Budallaçkë, ke mundur të më pyesësh mua.

Ankohet biondja te një zeshkane:
- Këto ditë po më dhemb shumë fyti.
- Unë nuk kam probleme të tilla. Sa herë që më dhemb fyti e kënaq burrin tim oralisht dhe më kalon.
Takohen sërish të nesërmen dhe biondja thotë:
- Këshilla ishte e shkëlqyer. Më nuk më dhemb fyti. Burri yt nuk mund të besonte se kjo ishte ideja jote.

Tregon biondja:
- Burri të premten ma solli një pulë dhe më tha: “Përgatite mirë për të dielën”. Nuk e dija se çfarë veshin pulat të dielën, por e gjeta një fustan të bukur...

Mesazhet


Nëna i shkruan djalit në telefon:
- Mos harro t’i nxjerrësh enët nga makina! (Nuk merr përgjigje).
- A i bëre detyrat e shtëpisë? (Sërish pa përgjigje).
- Babai dhe unë kemi vendosur që në muajin e ardhshëm të ta blejmë një veturë.
Djali kthen sms:
- Vërtet??? O Zot!!!
- Jo, nuk do ta blejmë! Vetëm desha të sigurohem se po i merr mesazhet e mia.

Kujtesa


Gruaja dhe burri po kryejnë marrëdhënie, mirëpo assesi nuk po e arrijnë kulmin. Kalojnë tre orë dhe burri ulet në një skaj të krevat, e ndez një cigare dhe pyet gruan:
- He, e dashur, as ty nuk të kujtohet askush?

Mar 25, 2012

Kids Dancing 1

Sëmundja


Shkon një i sëmurë te mjeku dhe pas kontrolleve, diagnostikohet me HAGS.
- Çfarë është kjo sëmundje HAGS?- pyet pacienti.
- Është kombinim i herpesit, AIDS-it, gonorresë dhe sifilizit.
- Eeee, si do t’ia bëjmë?
- Do t’ju vendosim në një dhomë të bukur, të izoluar mirë dhe do t’ju ushqejmë me pica, patate të skuqura dhe spageti.
- Dhe do të më ndihmojnë?
- Nuk besoj, por këto ushqime hyjnë më lehtë nën derë.

Operacioni


- Doktor, a shkoi mirë operacioni?
- Miku im, unë jam engjëlli.

Dhoma e gazit


Si e kanë quajtur nazistët dhomën e gazit?
‘Jew-Box’.

Fëmija dhe ‘plazma’


Duke kaluar një fëmijë rrugën e shkel një kamion i kuq, në të cilin shkruan:
“Plazma- nuk të lë të rritesh”.

Kamikazi


Hyn një kamikaz në aeroplan, ndërsa nga pas e ndjek nëna e tij:
- Ta dish se kjo është hera e fundit që e bën këtë!

Mjeku dhe pacienti


Një pacient i shqetësuar e pyet mjekun:
- Doktor, çfarë kam?
- Nuk e di, nuk e di...
- E kur do ta dini?
- Nesër, pas obduksionit.

Mar 23, 2012

Hyrja në parkim nuk është falas

Vozitja e kamionit me një rrotë!

Dhurata e gjyshes

- Motra pyet të vëllain: -Çfarë dhurate do i bësh gjyshes për ditëlindje?. -Një top futbolli, i përgjigjet i vëllai. Motra: -Po gjyshja nuk luan futboll!. Vëllai: Epo edhe ajo mua më solli një libër kur e kisha ditëlindjen!

Qeni shtepiak

 - Burri i thotë gruas: - E dashur, duhet ta qesim qenin jashtë! Gruaja duke qarë i përgjigjet, çfarë po thua, qeni ka një javë që ka ngordhur! - E pikërisht për këtë po të them që duhet ta qesim jashtë!

Ja si vozitin femrat...


Mar 22, 2012

Shpjegimi profesional


- Babi më thuaj si kam lindur!.
- Biri im, e kam ditur se një ditë do të më pyesësh për këtë. Ja kështu. Babi dhe nëna kanë bërë një copy/paste në një chat në MSN. Pastaj babi i ka caktuar mamit takim përmes e-mailit në WC në një cybercaffe. Më pas mami ka bërë ca download-e me memory stick-un e babit. Kur babi ishte i gatshëm për upload, e vërejtëm se nuk kishim vendosur firewall. Meqë ishte vonë të përdornim undo dhe as delete nuk ndihmonte, pas nëntë muajsh na erdhi një virus...

Mallkimi


Mallkimi informatik:
- Dhashtë Zoti që gruan ta kesh ‘open source’!

Programuesi dhe benzina


Shkon një programues në një pompë benzine dhe i thotë punëtorit:
- Qitni ju lutem benzinë!
- 95 apo 98?- pyet punëtori.
- Çfarë? Nuk keni XP?

Properties


Ecin dy programues rrugës dhe shohin një femër të bukur.
- Shiko çfarë ‘properties’ ka kjo?- thotë njëri.
- Sidoqoftë, ajo është ‘read only’- thotë tjetri.

Hakerët

Flasin dy hakerë:
- A e din atë shikimin, kur femrës vërtet i pëlqen, kur vërtet ka dëshirë...
- Jo, nuk e di!
- As unë.

Programuesit


Duke shëtitur, një programues i thotë tjetrit:
- Kam një problem... nuk po ngritet...
- A ke provuar nga ‘safe-mode’?
- Po, nuk bën...

Frikë apo dhimbje?


Mar 17, 2012

‘Pak Chuck...’


Chuck Norrisi e ka ndërtuar shtëpinë në të cilën ka lindur.

Chuck Norrisi nuk do të ketë asnjëherë sulm në zemër, sepse zemra e tij nuk është aq e marrë saqë ta sulmojë atë.

Chuck Norrisi e njeh ‘ushtarin e panjohur’.

Chuck Norrisi luan rulet rus me revolver të mbushur plot... dhe gjithmonë fiton!

Kur ariu e takon Chuck Norrisin, shtrihet dhe shtiret si i vdekur.

Kur Chuck Norrisi shikon në qiell, retë fillojnë të djersiten... Njerëzit këtë e quajnë ‘shi’.

Chuck Norrisi i kupton femrat.

Kur Alexander Bell e zbuloi telefonin, e vërejti se kishte pasur dy telefonata të humbura nga Chuck Norrisi.

Chuck Norrisi ka tre djem ‘hasret’.

Spermatozoidet e Chuck Norrisit mund të shihen me sy të lirë.

Viti i ri e pret Chuck Norrisin.

Si e pi Chuck Norrisi ujin nga kroi. Eks, kuptohet!

Heroina është bërë e varur nga Chuck Norrisi.

Kur hidhet nga aeroplani, Chuck Norrisi parashutën e mban vetëm për çështje mode.

Chuck Norrisi nuk mban orë. Ai vendos se sa është ora.

Chuck Norrisi njëherë ka pas ardhur dy herë.

Chuck Norrisi me benzinë shuan zjarrin.

Chuck Norrisi luan volejboll me vetveten në finale të turneut dhe bën tifo nga publiku.

Chuck Norrisi e përdor ‘Domestosin’ si pika për sy.

Të ftuarit


Pse nëpër dasma, të ftuarit janë aq gazmorë, argëtohen dhe kënaqen?
Nga gëzimi se nuk janë ata që martohen!

Dëshpërimi i gruas


Shkon gruaja te mjeku dhe i thotë:
- Doktor jam diçka e dobët në seks nuk mundem më shumë se tri herë për një natë!
- Po kjo është e shkëlqyer! Pse mendoni se është pak?- pyet mjeku.
- Po burri im e bën më shumë se dhjetë herë, ndërsa unë nuk kam fuqi më shumë se dy-tri herë...
Mjeku e këshillon:
- Më së miri, kur burri t’ju mërzisë ndizeni dritën dhe atij do t’i vijë turp dhe do të ndalet.
Në shtëpi natë, burri kalon herën tretë, gruaja nuk mundet më shumë dhe e ndez dritën, kur e sheh mbi të fqinjin.
- Çfarë bëni ju, ku është burri im?- pyet gruaja.
- Ja atje jashtë po shet bileta- përgjigjet fqinji.

Shkretëtira


Flasin dy shokë:
- Çfarë do të kishe bërë nëse je në shkretëtirë, vozitesh me automjet dhe të ndjek një luan?- pyet njëri.
Mendohet tjetri dhe thotë:
- Do të sinjalizoja majtas dhe do të kthehesha djathtas!

Puthja e armiqve


Mar 13, 2012

Kikirikë, fara


Sali Berisha mban një tubim te sheshi:
- E kemi rritur ekonominë 10 për qind…
- Kikirka, fara- bërtet një shitës.
- …kemi hapur vende të reja pune…
- Kikirika, fara- vazhdon shitësi.
- …do ta bëjmë Shqipërinë evropiane…
- Kikirika, fara- sërish shitësi.
Berisha bëhet nervoz:
- Kush është ia që thotë “kikirika, fara”? Kur do ta shutoj do ta hedh në Itali!
Të gjithë të pranishmit fillojnë të bërtasin:
- Kikirika, fara… Kikirika, fara… Kikirika, fara...

Politikani


Kthehet politikani i lumtur në shtëpi dhe përplot gëzim fillon ta puthë gruan e tij:
- Mori fund, jam zgjedhur!- thotë ai.
- Vërtet e ke, nuk po gënjen?- pyet gruaja.
- Jo, tashmë nuk kam nevojë- përgjigjet ai.

Ferri


Një njeri i keq shkon në Ferr dhe i del përpara Djalli e i thotë:
- Je i dënuar që të rrish këtu, mirëpo nuk kemi vend jemi plot. Megjithatë njoh disa njerëz që janë më të mirë se ti dhe vet do të vendosësh se kë dëshiron ta zëvendësosh.
Djalli hap një derë dhe aty ndodhet George Bush duke notuar dhe sapo i afrohet bregut për të dalë, bregu largohet më shumë.
- Unë nuk di not dhe nuk mund të ndërrohem me të- thotë i porsaardhuri në Ferr.
Djalli hap derën tjetër, aty ndodhet Tony Blair duke thyer gurë, të cilët vazhdimisht shtohen.
- Kam probleme me shpinën dhe nuk mundem ta bëj këtë punë!- përgjigjet i dënuari.
Djalli e hap derën e tretë, aty ndodhet Bill Clinton, ndërsa mbi të Monica Lewinsky duke i bërë seks oral.
- Eh, kjo më mjafton. Këtu mund të qëndroj!- thotë njeriu.
Ndërsa djalli shprehet:
- Në rregull Monica, ik prej këtu!

Obama


Pse Obama i fitoi zgjedhjet?
Duke pasur parasysh gjendjen në të cilën Bushi i la SHBA-të, vendosën që, si gjithmonë, punën më të rëndë t’ia lënë të ziut.

Nata e parë


Një ditë para martesës, djali pyet babanë:
- Çfarë të bëj në natën e parë?
- Djali im, krejt çka bën gruaja bëj edhe ti!
Dhe kështu çifti i ri hyn në dhomë. Gruaja e shikon burrin, ai ia kthen shikimin. Gruaja shtrihet në krevat, burri shtrihet pas saj. Gruaja çon këmbët, edhe burri i çon këmbët. Ai mendohet dhe e pyet gruan:
- E tash?
- Tash presim dikë...

Bukuria që vret…


Mar 10, 2012

Tramvaji

 Kalojnë dy policë përmes binarëve të tramvajit, dhe njëri e pyet tjetrin:
- Si është e mundur që kjo sorrë qëndron në tela dhe nuk e mbyt rryma?
- Ti nuk e pe. Më herët kaloi tramvaji dhe e mori të gjithë rrymën.

Testet


Pse policët dhe qentë policorë i bëjnë testet ndaras?
Në mënyrë që policët të mos kopjojnë!

Dëshmia


Vjen një zonjë me djalin e saj në stacionin policor dhe i thotë policit:
- Dua që djalin tim ta punësoni si polic.
- E pse?- pyet polici.
- Sepse është shumë budalla- thotë zonja.
- Në rregull, dëshmojeni këtë!- kërkon polici.
- Djali im, zbrit poshtë dhe dil jashtë shiko a e ke nënën atje!- thotë zonja.
Djali niset dhe del jashtë...
- Vërtet qenka budalla- pohon polici- ka mundur të shikojë për dritareje!

Ora


Polici pyet kolegun:
- Sa është ora?
- Pesë e pesë- i përgjigjet ai.
- E pse nuk thua menjëherë dhjetë po më bën matematikë.

Gati për të dalë…