Oct 27, 2011

Grafiti i ditës

Kemi shtet me të meta në zhvillim, e politikanë me nevoja speciale!

Kush di, di, e kush nuk di...

Hashim Thaçi shkon në një pritje, por në hyrje e ndal roja. Roja: “Më falni zotëri, nuk mund të hyni pa ftesë”. Thaçi: “Po a s’po më njeh a? Unë jam Hashim Thaçi!” Roja: “Në rregull, a ke ndonjë dokument me vete”. Thaçi: “Sot s’më paska qellu asnjë dokument me vete. Letërnjoftimin e kam harru në shtëpi”. Roja: “Më vjen keq, por vërtet s’mund të futesh brenda”. Thaçi: “E çka është kjo? A kurrë nuk më ke pa në televizion a? Shikomë mirë!” Roja: “E vërtetë, shumë po i përngjani Hashim Thaçit, por edhe ju e dini... Në televizion ka shumë njerëz që i përngjajnë Hashim Thaçit, sidomos në filmat e Hollywoodit... Duhet ta dëshmoni se ju jeni vërtetë Hashimi”. Thaçi: “E çfarë duhet të bëj?” Roja: “Nuk e di. Edhe Fadil Vokrri e kish pas harru letërnjoftimin kështu që ne ia dhamë një top dhe ai dëshmoi se di të luajë futboll dhe e lamë të futej brenda. Leonora Jakupi, po ashtu, s’e kishte letërnjoftimin me vete, i thamë të këndojë dhe na mbushi mendjen se vërtet është ajo”. Thaçi: “Po unë send nuk di!” “Roja: “Oh, më vjen keq për situatën e pakëndshme, zoti kryeministër... urdhëroni brenda!”.

Oct 20, 2011

Kur s’ta don, s’ta don!

Bisedojnë dy shokë: “Si je?” “Paj mos pyet shumë keq! Para tri javësh më vdiq gjyshi dhe mi la trashëgim dy milionë euro. Një javë më parë më vdiq halla të cilën e kam dashur shumë, e ajo ma la trashëgim një vilë në Brezovicë. Javën e kaluar më vdiq edhe gjyshja, e cila ma la tërë pasurinë. Por këtë javë – kur s’ta don s’ta don!”

Valltare përplot bel...


Oct 19, 2011

Çift ideal


Ditar burri

Burri shkruan në ditar: “Ky shi ka ditë që s’po ndalet. Gruaja ime ka hyrë në depresion për shkak të motit, vetëm qëndron afër dritares dhe shikon! Nëse shiu vazhdon të bie edhe ndonjë ditë, duhet t’ia hapë derën gruas dhe ta lë të futet brenda!”

Oct 13, 2011

Profesori

Studenti, para profesorit, përgjigjet në provimin me gojë.
Gjatë tërë kohës profesori lëviz në karrige. Në një moment karrigia thyhet dhe profesori bie në dysheme. Studenti nuk mund të përmbahet dhe fillon të qeshë. Profesori zgjohet ngadalë dhe i thotë studentit:
“Eh kolegë, taksirat me ra te dy sot!”

Duhet ta mbash në formë... kompjuterin!


Oct 11, 2011

Një demonstrim shokues


Dosja X e shqiptarëve

Në repartin e emergjencës së spitalit të Prishtinës, pacientët gjithmonë vdisnin çdo të premte para orës 11 gjithmonë në të njëjtin shtrat - pa marrë parasysh gjendjen e tyre shëndetësore. Mjekët filluan të shqetësohen pasi kurrsesi s’mund të gjenin shkaktarin e vdekjes së pacientëve. Kështu vendosën të formojnë një grup punues i cili kishte për detyrë të përcillte këtë dukuri. Bile mjekët filluan të besonin se kjo ishte dukuri e mbinatyrshme. Të premten pak minuta para orës 11 u mblodhën rreth krevatit të “mallkuar” mjekët specialistë. Kur pak para orës 11 futet në dhomë pastruesja e re Fatimja. Duke i shikuar me habi njerëzit e mbledhur, heqë sistemin e mbajtjes në jetë të pacientit nga priza dhe futë thithësen elektrike.

Oct 5, 2011

Shqiptari dhe italiani

- Po i kërkon shqiptari italianit 200 euro hua. – Nuk kam për besë, vetëm 100 i kam, i përgjigjet italiani. Shqiptari: Mi jep pra 100 dhe 100 të tjera mi ke borxh.

A je duke agjëruar?

- Po e pyet prindi të birin: Bir, a je duke agjëruar. I biri: Po babë, po ha fara që të më kalojë dita më shpejt.

Si e ke emrin?

- Po e pyet mësuesja një nxënës: Si e ke emrin? Nxënësi: Si babai im. Mësuesja: Po babai yt si e ka emrin? Nxënësi: Si unë. Mësuesja: Si quheni të dy pra? Nxënësi: Njësoj!

Hasa te Muja

- Hasa shkon mysafir te Muja.Hasa: Mujo a je këtu? Jo - i përgjigjet Muja. Hasa: Mos gënje se patikat këtu i paske!

Gjyshi dhe nipi

- Shkon nipi me gjyshin në stadium të përcjellin një ndeshje futbolli. Posa filloi ndesha, gjyshi pyet nipin: -Çka janë këta që po vrapojnë? –Milionerë, përgjigjet nipi. Gjyshi i befasuar i’a kthen: -Me pas qenë këta milionerë nuk kishin vrapuar të gjithë mbas një topi, por e kishin blerë secili nga një!

Në Bar Caffe

- Një njeri kur po kulloste lopën pa një lokal ku shkruante “Bar Caffe”. Hyn brenda dhe vjen kamerieri e pyet: -Çka dëshiron me pi zotëri? –Bar për lopën e Caffe për mu, i përgjigjet ai.

A bën me veshë minifund?

-Nënë, a bën me veshë minifund? –Jo, i përgjigjet ajo. -A bën me qitë buzëkuq? -Jo! A bën të vesh take të larta? -Jo! –Po nënë, unë i kam mbushur 18-vjet – E di Agron, e di.

Beqa dhe Zeqa

- Beqa dhe Zeqa kishin test në shkollë. Beqa e pyet Zeqën: -A punove në test? Zeqa:-Jo, e dorëzova fletën e bardh pa shkruar asgjë. Po ti? Beqa: -Jo asgjë! Zeqa: -Kuku, mendon arsimtari që kemi kopjuar nga njëri tjetri.

Përshëndetje baba!

- Dy djem po qëndronin në zyrën ku ishin duke bërë kurorë një çift. Ata të dy i thonë njëri-tjetrit: - A ta trembim këtë çift? – Po, ia kthen tjetri. Njëri nga ata shkon te çifti dhe i thotë dhëndrit: - Përshëndetje baba!

Kush të ka lënë shtatzënë?

- Babai i drejtohet vajzës: Më trego, kush të ka lënë shtatzënë? Vajza: E ku ta di unë, më trego ti kur i han 15 banane, cila nga to t’i ka shtuar kilogramët.

Certifikata e martesës

- Gruaja e pyet burrin: -Shpirt, çfarë po kërkon?! Burri : -Asgjë. Gruaja: -Asgjë?! Ke një orë që po lexon certifikatën e martesës? Burri: -Thjesht po kërkoja datën e skadimit.

Barsoleta më e shkurtë për gjakovarët!

“O komshi a ke...?!”
“Nuk kaaam!”

Vetëm një fëmijë mund ta dojë një kukull të tillë


Oct 2, 2011

Imran Amiti


Msusja dhe Beni

Msusja : Qysh e ki emrin ?
Beni : Si Gjyshi
Msusja : E si e ka gjyshi emrin ?
Beni : Si temin
Msusja : E ju dy qysh e kini emrin ?
Beni : Njejt :P

Chuck Norrisi dhe Luli

Luli: Alo?!
Chuck Norris: Alo, kush esht?
Luli : Luli.
Chuck Norris: Cili Lul?
Luli (nga frika): Ai qe ma ngul :-)

Takim pune...