Jan 24, 2011

Kartonat e verdhë...

Shkon Shabani te Fazliu për gosti.
- Grua, na bën nga një kafe, thotë Fazliu.
- Bëje vet, po e shikoj Eurovizionin, - ia kthen ajo.

Kështu Fazliu i gjorë i luti edhe të githë anëtarët e familjes, dhe askush nuk lëvizi nga vendi.

Ditën tjetër, Fazliu e vizitoi Shabanin. Posa hyri në dhomë, gruaja e Shabanit ua solli kafet, vajza dhe djali i tij rakinë dhe mezet, prindët e Shabanit jipnin cigare... Fazliu u befasua me gjithë këtë gosti, dhe nuk u durua pa e pyetyr Shabanin:

- Të lutem, Shaban, më thuaj si ia arrite që kaq shumë të t'respektojë tërë shtëpia?
- Shumë lehtë, erdha një ditë nga puna dhe e pashë macen që ishte ulur në kolltukun tim. I thashë, largohu mace se të jap kartuç të verdhë. Macja vazhdoi të flejë. Ia dhashë kartuçin e verdhë.

Ditën e dytë sërish erdha nga puna dhe macja sërish në kolltukun tim flinte. - Largohu mace se ta jap kartuçin e verdhë, ajo fare nuk lëvizi, dhe unë ia dhashë kartuçin e dytë të verdhë! Erdha ditën e tretë dhe maca sërish në vendin tim. Prap i thashë me të mirë: - Mace, largohu, i ke dy kartuça të verdhë, ta jap të kuqin. Macja fare nuk lëvizi. -Më vjen keq moj mace, ja kartuçin e kuq. Pastaj e mora revolen dhe bum, e vrava macen.

- Po mirë bre Shaban, çfarë lidhje ka kjo me njerëzit e tu dhe respektin që ta bëjnë? - pyeti Fazliu i habitur.
- Të gjithë i kanë nga dy kartuça të verdhë- ia ktheu Shabani.

No comments:

Post a Comment

Zgjidh njerin nga nenopsionet per te komentuar, me e preferuara eshte Name/URL.