Jan 30, 2011

Tani po,tani jo

- Dy policë në makinë, i thotë njëri tjetrit: -Or Kolë dil e shif a punojnë sinjalet! Kola del nga makina dhe pergjigjet: -Tani po, tani jo… Tani po, tani jo… Tani po, tani jo…...

Testi i shtatzënisë

- Po i thotë biondina-biondinës: “Dje e kam bërë testin e shtatzënisë”! Tjetra e pyet: “A ishin pyetjet e vështira?”.

Nataliteti

- A po e sheh mori, çdo vit e më pak foshnje po lindin, thotë njëra.

- Po, për këtë arsye na ka ra mentaliteti!, ia kthen tjetra.

Jan 27, 2011

Ndeja gjakovare

Shokët e vjetër merren vesh që pas një kohe të gjatë të mblidhen me një vend tek njëri prej tyre, dhe propozuan që secili të sjellë me vete pak ushqim ose pije. Të gjithë u pajtuan me propozimin, ndërsa gjakovari tha: “Ju sillni verë e proshutë, e unë do ta marr me vete vëllain e po t’këndojmë e po ta kallim”.

Martesa

Së shpejti martesat do të duken kështu:
Ofiqari:
- A pranoni që të ndryshoni statusin tuaj në Facebook nga Single në Married.
Nusja:
- Po!
Ofiqari:
- I lus kumbarët të afrohen dhe të klikojnë LIKE!

Prezervativi

Hyn njëri në farmaci dhe thotë:
- Ju lutem, më jepni një prezervativ të zi!
- Aman, po pse të zi, pyet farmacistja.
- Më ka vdekur miku, dhe desha t’i shprehë ngushëllime gruas së tij.

SMS

Flasin dy mikesha:
- Më ka thënë burri se do të flejë tek miku i tij.
- E ti çfarë bërë?
- E kontrollova. Të gjithë miqve të tij u dërgova SMS dhe i pyeta nëse është te ata.
- Edhe?
- Të gjithë ma konfirmuan.

Sheherzadja

Chuck Norrisi ka arritur ta bëjë të lumtur Sheherzaden.

Zënka mes çiftit

- Një natë një çift po ziheshin mes veti dhe kur shkuan për të fjetur, burri i thotë gruas: -Natën e mire nëna e tre fëmijëve të mi. -Natën e mir babai i asnjërit, i’a kthen gruaja!

Chuck Norrisi në Mars

Mësuesja po ju shpjegon nxënësve se në Mars nuk ka jetë. Një nxënës po e pyet: Mësuese, pse s’ka jetë në Mars. Një nxënës shakaxhi i përgjigjet: Chuck Norrisi ka shkuar në Mars. Prandaj aty nuk ka shenja jete.

Jan 24, 2011

Parku i kujtimit

-A të kujtohet i dashur,në këtë park ma ke vjedhur puthjen e pare?-I thotë gruaja burrit.
-Po si nuk më kujtohet e dashur-ia kthen burri. Për shkak të asaj hajnie ende jam në burg.

Rrena

Takohen dy shokë.
“A ke dëgjuar për Oqeanin Atlantik”?
“Po”.
“Unë e kam kaluar not”.
“E ti a ke dëgjuar për Oqeanin e Vdekur”?
“Po more”.
“Unë e kam mbytur”.

Logjika

Në klasë mësuesja pyet nxënësit:
- Në një pemë janë 5 zogj. Një gjahtar qëllon me çifte dhe vret 3 zogj.
- Sa zogj mbeten në pemë?
- 2 zogj mësuese, përgjigjet një nxënës.
- Bravo e gjete!- thotë mësuesja.

Veç fjalë të mira

Mixha plak vjen në doganë të Kosovës, dhe doganieri e pyet:
- A keni me deklaruar diçka mixhë.
- Veç fjalë të mira me mixhën, ia kthen plaku!

Qeni dhe i zoti i qenit

- Çka kanë të përbashkët qeni dhe i zoti i qenit?
- Nuk e di?
- Që të dy, nuk e prekin fare zonjën e shtëpisë, ndërsa gruan e fqinjit e shqyejnë nëse e zënë!

Ani de, lavdërohu edhe ti

Plaku 70 vjeçar i ankohet mjekut:
- Zoti mjek, e kam fqiun pesë vjet më të vjetër se unë dhe çdo ditë më lavdërohet se kryen akte seksuale.
- S'ka problem, - i thotë mjeku, - lavdërohu edhe ti.

Shpëtimtarja!

Në ditarin e një gruaje që kishte udhëtuar me anije shkruante...
-E martë, është dita e tretë e udhëtimit në anije. Sot mu afrua kapiteni i anijes dhe po më vardiset...
-E mërkurë, kapiteni i anijes më ftoi për drek në kabinën e tij...
-E enjte, kapiteni i anijes kërkon që ta kaloj natën me mua....
-E premte, Kapiteni i anijes m'u kërcënua se nëse nuk pranoj të flej me të do ta fundos anijen me gjithë 387 pasangjerët....
-E shtunë, i shpëtova 387 pasangjerët nga anija jonë!!!

Dashnori fantastik

Gruaja e shkurorëzuar, e dëshpëruar nga jeta bashkëshortore, ka shkruar në shpalljen e një gazete lokale: "Kërkoj njeriun i cili nuk do t'më rrah, nuk do të vrapoj pas meje dhe i cili do të jetë dashnor fantastik". Pas një jave dëgjohet zilja në derë. Me të hapur derën, në prag ajo pa vërtet një pamje të çuditshme të njeriut, pa duar, pa këmbë, i tëri i gjymtuar.
"Kam ardhur sipas shpalljes tuaj" - i përgjigjet ai. Gruaja nuk dinte ç'të bënte, ç'të thoshte. Mysafiri vazhdoi: "Siq po e shihni unë as nuk mund t'ju rrah, as nuk mund të vrapoj pas".
"Mirë, e shoh këtë", ia kthen ajo, "por unë kam kërkuar edhe dashnor fantastik!"
Njeriu buzëqeshet dhe i thotë: "Unë i rrashë ziles, apo jo!?"

Televizorit iu ndal zëri

Një njeri e kishte dërguar televizorin te mjeshtri për ta riparuar. Mjeshtri e pyet:
-Ç'ka ka televizori?
-S'di për nder, isha duke e kruar veshin me gjilpërë, kur, papritmas iu ndal zëri televizorit!

Kartonat e verdhë...

Shkon Shabani te Fazliu për gosti.
- Grua, na bën nga një kafe, thotë Fazliu.
- Bëje vet, po e shikoj Eurovizionin, - ia kthen ajo.

Kështu Fazliu i gjorë i luti edhe të githë anëtarët e familjes, dhe askush nuk lëvizi nga vendi.

Ditën tjetër, Fazliu e vizitoi Shabanin. Posa hyri në dhomë, gruaja e Shabanit ua solli kafet, vajza dhe djali i tij rakinë dhe mezet, prindët e Shabanit jipnin cigare... Fazliu u befasua me gjithë këtë gosti, dhe nuk u durua pa e pyetyr Shabanin:

- Të lutem, Shaban, më thuaj si ia arrite që kaq shumë të t'respektojë tërë shtëpia?
- Shumë lehtë, erdha një ditë nga puna dhe e pashë macen që ishte ulur në kolltukun tim. I thashë, largohu mace se të jap kartuç të verdhë. Macja vazhdoi të flejë. Ia dhashë kartuçin e verdhë.

Ditën e dytë sërish erdha nga puna dhe macja sërish në kolltukun tim flinte. - Largohu mace se ta jap kartuçin e verdhë, ajo fare nuk lëvizi, dhe unë ia dhashë kartuçin e dytë të verdhë! Erdha ditën e tretë dhe maca sërish në vendin tim. Prap i thashë me të mirë: - Mace, largohu, i ke dy kartuça të verdhë, ta jap të kuqin. Macja fare nuk lëvizi. -Më vjen keq moj mace, ja kartuçin e kuq. Pastaj e mora revolen dhe bum, e vrava macen.

- Po mirë bre Shaban, çfarë lidhje ka kjo me njerëzit e tu dhe respektin që ta bëjnë? - pyeti Fazliu i habitur.
- Të gjithë i kanë nga dy kartuça të verdhë- ia ktheu Shabani.

Vetëm tre herë...

-"Grua, a më ke tradhëtuar ndonjëherë?" - e pyet futbollisti gruan.
-"Oh i dashur, e do të vërtetën?" - ia kthen ajo
-"Po të vërtetën ma thuaj" -insiston ky.
-"Mirë atëherë, të kam tradhëtuar vetëm tre herë. Dhe këtë e kam bërë përherë për ty!" - shton gruaja.
-"Kur më ke tradhëtuar për të parën herë?" - pyet futbollisti i tronditur.
-"A e mba mend kur nuk të donte gjyqtari fare, dhe gati sa s'ta dha kartonin e kuq" - i thotë gruaja.
-"Po, më kujtohet" - i përgjigjet ky.
-"Menjëherë filloi të të dojë dhe për çdo gabim tëndin e dënonte tjetrin lojëtar. Kjo ishte hera e pare" - i arsyetohet ajo.
-"Po mire, po herën e dytë pse më tradhëtove?" -pyet ky
-"Po trajneri ytë fare nuk të donte dhe nuk lejonte të hysh në lojë. Fjata me të dhe filloi të të quaj yll. Të kujtohet?" - e pyet gruaja.
-"Po, po… tash po më kujtohet." -përgjigjet futbollisti. Dhe e pyet: -"Po të trtën here kur më tradhëtove?"
-"A të kujtohet kur të urente publiku, dhe menjëherë filluat të të adhurojnë ty dhe vetëm ty?" - e pyet ajo
-"Po, më kujtohet!" -përgjigjet ky i habitur.
-"Ja pra kjo ishte hera e tretë - fjeta me publikun!?" -ia kthen gruaja me krenari.

Provimi i anatomisë

Në provim të anatomisë profesori e pyet studenten:
- A e dini kolege e nderuar, se cila pjesë e trupit të njeriut e rritë madhësinë e vet për dymbëdhjetë herë në çastet e ngazëllimit të madh?
- Hmmm... e di, por më vjen turp ta them! - belbëzon ajo.
- Do t'ju ndihmoj, kolege e nderuar. Ai organ është bebëza e syrit. Por edhe diçka. Do të zhgënjeheni keq kur të martoheni! - ia kthen profesori.

Zorrët!

Pasi që djali përgatitej të martohej, kërkon këshillë nga i ati duke e pyetur:
- Baba, si mund ta di se cila vajzë është e ndershme e cila jo?
- Në bazë të asaj si ecë. Ato që ecin me hapa të mëdha nuk janë të ndershme, ato që ecin me hapa të vegjël i ke sagllam - ia kthen babai.

Kështu djali e dëgjon këshillën e babait dhe del në rrugë për ta gjetur gruan e ndershme, me të cilën do të martohet. E gjen një vajzë që ecën me hapa të vegjël, dhe e propozon për martesë. Ajo pranon menjëherë. Natën e parë të martesës, dhëndëri e pyet nusen:

- A e di, moj grua, pse u martova me ty?
- Nuk e di - ia kthen kjo.
- Ngase ti ec me hapa të vegjël, dhe babai më pat thënë se gjitha ato femra që ecin me hapa të vegjël janë të ndershme. Pra, ti je e ndershme, dhe për këtë...
- Po ti or burrë, a e di pse unë ec me hapa të vegjël? - e ndërpreu nusja.
- Jo, nuk e di.
- Që t'mos më biejnë poshtë zorrët nga barku! - ia ktheu nusja.

Jeta

E pyet miku-mikun
-Ç'ka ndodhë kur të rrjedhte jeta mbrapsht?
-Paj, kështu: Së pari vdes, pastaj jeton si njeri i vjetër, del në peshkim kur je më i ri, pastaj të dhurojnë orë të artë për pension, pastaj punon 40 vjet, pastaj shkonë në shkollë, je nëpër ndeja, pinë alkool, drogë, cigare, bëhesh fëmijë, luan, s'ke përgjegjësi, pinë cicë një kohë, kthehesh në barkun e ndonjë femre, aty i kalon nëntë muajt e fundit dhe përfundon e gjith jeta si orgazëm.

Kursimtari

Hyri skotlandezi në kuvend të komunës dhe kërkon që ta ndërrojë mbiemrin.
- Më quajnë Mc Grow dhe dëshiroj ta ndërroj mbiemrin në Mc Larry.
- Por pse? - e pyet referenti i habitur.
- Ngase i gjeta rreth njëqind vizitkartela me emrin Mc Larry - përgjigjet ky.

Gjyshi e nipi

Gjyshi i thotë nipit:
“Fshihu shpejtë, ja ku po vjen mësuesja se sot s’ke shkuar në shkollë”.
Nipi gjyshit:
“Jo fshihu ti, unë i kam thënë mësueses se ti ke vdekur dje”.

Biondja inteligjente

- Po e pyet biondja burrin e saj: A të pëlqejnë femrat inteligjente, të mençura etj?. Burri i përgjigjet: Asnjëra nga to nuk më pëlqejnë, më pëlqen vetëm ti.

Jan 23, 2011

Ujk, ujk, çka po bën...?

Shëtitet Kësulëkuqja nëpër pyll, ku e takon ujkun ulur çuç.
- Ujk, ujk, pse i ke sytë kaq të mëdhenj?
- Ik prej këtu, bre e poshtër, a s'po sheh se më rroku barku keq?

Autobusi e jo autobusja!

Kur vjen autobusja? - pyet njëri në stacion të autobusëve.
- Autobusi është i gjinisë mashkullore, nëse nuk e keni ditur, - ndërhyn njëra.
- Pse, a e shikove në mes të rrotave, a?! - ia kthen ky.

Muzikanti

Një këngëtare, mysafirëve të një restorani, ua këndoi këngën "hajde moj dashnije" dhe duke përfunduar akordet e fundit të këngës, e pa njërin që uli kokën dhe filloi të qajë. Ajo iu afrua dhe e pyeti:
- M'falni, mos edhe juve paska lon dashnija?
- Jo, zonjë, - iu përgjigj, - unë jam muzikant.

I lindur për t'u kënaqur

Dy fakirë qëndrojnë shtrirë mbi gozhda dhe kuvendojnë:
- Nesër më duhet të shkoj te dentisti.
- Je lindur për t'u kënaqur - ia kthen tjetri.

A din ti të fluturosh?

-"Të lutem ma sjellë një pije", i thotë majmuni stjuardesës në aeroplanë.
-"Baju o majmun" - ia kthenë ajo
-"Një pije oj 'rospi" - i thotë papagalli
-"Urdhëroni pijen" - ia kthen ajo duke i dhënë pijen papagallit
Pas disa çastesh majmuni sërish me kulturë e lutë stjuardesën
-"Ju lutem a bënë një pije"
-"Hesht o majmun" -ia kthen ajo. Majmuni e shikon papagallin që bëhej gati të kërkonte pije.
-"Një pije ma sjell shpejt o shtrigë" - thotë papagalli dhe stjuardesa ia sjellë pijen. Majmuni habitet dhe gati sa nuk plas nga inati. Vendos të bëhet më arrogant.
-"Ma sjellë edhe mua një pije oj lavire e ndyrë" - bërtet majmuni
-"Edhe mua o e poshtër" - flet papagalli
Stjuardesa më nuk duron dhe që të dy i hudh jashtë dritareve të aeroplanit.
Duke rënë poshtë, papagalli e shikon majmunin tek bie i pafuqishëm dhe e pyet:
-"O majmun, a din ti të fluturosh?"
-"Jo" - ia kthen ai.
-"Ani, ç'ka t'u kru' me folë" - thotë papagalli.

Të shkojmë papaaa

Për të ikur nga vdekja, plaka ishte fshehur në mes të foshnjeve, nipa dhe mbesa të saj. Pas disa kohe vjenë Xhebraili dhe e kërkon plakën e nuk e gjen dot. Duke e shikuar përreth, e sheh një foshnje të shëmtuar plotë rrudha. Ndalet dhe e shikon. Pastaj e pyet:
-"Çka po bënë këtu". Plaka që ishte maskuar në foshnje ia kthenë:
-"Po ha moka (lexo smoki)"
-"Ani, mirë, ha moka dhe ec të shkojmë papaaa" - ia kthenë Xhebraili

Kohërat

- Burri im është numizmatist.
- Ç'është?
- Numizmatist, mbledh të holla...
-Në djall me këto fjalë ndërkombëtare, përpara të tillët quheshin lypës!

Unihopkat

- Po ta kisha ditur se je e virgjër, as që do t'ia nisja fesatit, - i tha shefi sekretareshës.
- Po ta kisha ditur se je për fesat, do t'i hiqja më parë unihopkat, - ia ktheu ajo.

Mua më harrove, a?

Kthehet burri pak më herët në shtëpi, ku e takon gruan me tre të njohur në shtrat:
- Tung, tung, tung, - i përshëndet nga dera.
- E more i huptë, - ia kthen gruaja, - mua më harrove, a?!

Pse tre vite?

Bisedojnë dy miq të vjetër:
- Pse i kalove tre vjet në burg?
- Sepse nuk deshën të më lëshojnë më herët.

M'u desh t'ia zgjas mëngën

Gjykatësi i drejtohet të akuzuarit:
- I akuzuar, e keni pranuar se e keni vjedhur pallton. A kishit për të shtuar edhe diç?
- Po, zoti gjykatës, m'u desh t'ia zgjas mëngën.

Këtë dhe e kam pritur!

-“Grua, sot isha te mjeku. Ma fotografuan kokën, por nuk gjetën asgjë!” – iu drejtua burri gruas.
-“Këtë dhe e kam pritur!” – i përgjigjet gruaja.

Gënjeshtra

I lavdërohet shoku – shokut;
-“Femra ime e re gjithnjë më thotë se jam tepër inteligjent dhe i bukur”
-“Diçka nuk është në rregull me juve” – ia kthen tjetri.
-“Pse?” – pyetet i habitur i pari.
-“Prej ditës së parë paska filluar të të gënjej” – përgjigjet ky.

Edhe mua ma sjell një...

Nusja e re ishte tejet kureshtare se çka do t'i ndodh natën e parë të martesës. Mirëpo, u zhgënjye kur nuk ndodhi asgjë. Edhe natën e dytë, poashtu. Natën e tretë i drejtohet dhëndërrit:
-"I dashur, nëse edhe sonte nuk bën asgjë, do të dal në rrugë dhe do ta gjej për vete një mashkull të vërtetë!"
-"Oh, e dashur, ma sjell edhe mua një! - ia kthen me plot gëzim ai.

Gruaja e shpejtë

-"I dashur, pritëm edhe dhjetë minuta,jam gati së rregulluari dhe shkojmë pastaj në banket" - i thotë gruaja - burrit.
-"Ç'farë shkuarje, bre grua? Unë sapo u ktheva nga banketi!" -përgjigjet ky i habtur.

Mjeshtri

Pëlcet një gyp kanalizimi. Intervenon mjeshtri me shegertin e vet. Gropa e kanalizimit shndërrohet në “liqe” plot ujëra të zeza. Mjeshtri nxjerr aletet nga makina dhe futet në ujin e pistë dhe i bërtet shegertit:
“Çelësi 20!”
Ai ia jep, e mjeshtri zhytet dhe nuk del rrafsh dy minuta në sipërfaqe. Mjeshtri del nga uji dhe bërtet prapë:
“Sillma edhe çelësin 18!”
Pas gjysmë ore i zhytur në ujin e zi pis mjeshtri del në sipërfaqe... i bërë ‘ibret’ fshinë fytyrën dhe i thotë shegertit:
“Mëso, mëso, përndryshe ka me të kalu jeta tu mi ofru çelësat!”

Lufta e dytë botërore

- Mësuesja pyet nxënësin: -Ku filloi dhe ku mbaroi lufta e dytë botërore? Nxënësi: -Filloi në faqen 42 dhe mbaroi në faqen 56 të librit të historisë....

Romeo Xhulieta në çastet romantike

- Duke biseduar me Romeon, Xhulieta e pyet: I dashur, a më dashuron?. Romeo: Po, e dashur! Xhulieta: A do të martohemi? Romeo: Prit e dashur, mos e ndërro temën!

Dy narkomanë

- Dy narkomanë duke biseduar, njëri i thotë tjetrit: Nëse hidhesh prej katit të dhjetë, të duhen pesë ditë që të arrish deri në fund. Tjetri: E si mund të rrish pesë ditë pa ngrënë?

Chuk Norrisi

- Chuk Norrisi vet e kroson topin prej korneri dhe vet shkon e jep gol me kokë.

Jan 18, 2011

Dashuria

“I dashur a më dashuron?”
“Po, e dashur”
“A do të martohemi?”
“Prit e dashur mos e ndërro temën!”

Pse po i ndihmon gruas?

- Si ore nuk të vjen turp që i ndihmon gruas për ta fshirë shtëpinë?, e pyet një i afërm Agimin. Agimi: Pse të kem turp, edhe ajo më ndihmon për t'i larë enët!.

Jan 16, 2011

Plaçkitja

Diku në Kosovë, një burrë i maskuar futet në autobus, nxjerrë revolen dhe kërcënon:
“Hajde nxirrni paratë, arin, gjithçka që keni!”
Nga fundi i autobusit një udhëtar thotë:
“Mos të lutem mua, unë jam Serb!”
Ndërsa hajni i përgjigjet:
“Alo tipi kjo është plaçkitje, nuk është regjistrim i popullsisë!”