Dec 31, 2010

Nënë!

Një djalë i vogël vjen në shtëpi duke qarë: Nënë, është rrëzuar babai dhe e ka thyer krahun. E ëma: Po nëse e ka thyer krahun ai, pse po qan ti?. Djali: Po babai kur e theu krahun unë qesha dhe ai më rrahu.

Biondina me zeshkanen

Biondina i drejtohet zeshkanes: Shko ujiti lulet në oborr. Zeshkania: Po moj, por po bie shi. Biondina: S’ka gajle, merre çadrën me vete.

Chuk Norrisi në banjë

Po e pyet biondina - biondinën se përse bëhet mjegulla. Ajo i përgjigjet: Sepse e hap derën e banjës Chuk Norrisi që është duke u larë.

Plaku në autobus

Një plak në autobus i thotë një djali: -Djali i mirë a mund të ma lëshosh karrigen se jam lodh dhe po më dhëmbin këmbët? Djali ja kthen: -Po ti kur ke qen i ri, a ja ke lëshuar vendin më të vjetërve? –Po!- thotë plaku. –Eeee...- ja kthen djali. -Për këtë arsye po të dhëmbin këmbët.

Prit një sekondë!

Gruaja: Çfarë janë 10 vjet me mua?. Burri: 1 sekondë. Gruaja: Çfarë janë 1000 € për mua?. Burri: 1 monedhë; Gruaja: Më jep një monedhe!. Burri: Prit një sekondë!.

Dajaku!

E pyet shoku shokun e tij: Pash Zotin si i edukon ti fëmijët, me dajak apo me fjalë të mira?. Po natyrisht, me fjalë të mira e të ëmbla, i përgjigjet ky. E me dajak?, e pyet tjetri. E përdori edhe dajakun nganjëherë, por kryesisht për vetëmbrojtje!

Vajza dhe pini

Një vajzë po tërhiqte pare në bankomat, ndërkohë që pas saj ishte një djalë duke pritur.-Djali: Hahahahaa, unë ta shikova pin-in, është 4 yje (****). -Vajza: Hahahahaha, e ke gabim, e kam 1284!

Dec 27, 2010

I pacipi dhe Thaçi

I pacipi: Kryeministër qe sa kohë nuk keni qenë në fshat?
Kryeministri: Javën e kaluar! Pse pyesni?
I pacipi: T’ju perkujtoj që jeni katundar.

Dec 26, 2010

Qytetarët dhe budallai

Kishin qenë 3 qytetar të Kosovës njëri nga Prishtina tjetri nga Peja dhe budallai.

Ky i Prishtinës po thotë, Prishtinali lind e nuk bëhesh.
Ky i Pejës gjithashtu po thotë, Pejon lind e nuk bëhesh.
Ndërsa budallai po thotë, budallë lind por edhe bëhesh.