Një mashkull paraqitet te mjeku dhe i thotë:
-
Doktor, secilën herë që shtrihem në krevat, mendoj se dikush është nën të. Kur hy nën krevat mendoj se dikush është mbi të... po çmendem.
-
Eja tek unë për dy vite, tri herë në javë dhe do të shëroj – zotohet mjeku.
-
E sa kushton?
-
50 euro vizita!
Pacienti nuk u paraqit më kurrë te mjeku dhe pas gjashtë muajsh, ai e takon në rrugë:
-
Ku je ti që nuk erdhe më asnjëherë tek unë?
-
Për 50 euro vizita? Një kamerier më shëroi për pesë euro.
-
E si? – pyet doktori.
-
Më tha që t’ia pres këmbët krevatit!
No comments:
Post a Comment
Zgjidh njerin nga nenopsionet per te komentuar, me e preferuara eshte Name/URL.