Pages

As Chuck Norrisi nuk mundet

Çka nuk mundet Chuck Norrisi?
Me e shti Serbinë në BE!

Gjëegjëza

Ditën leh e natën noton – çka është?
Proteza e vjehrrës.

Matematika

Në fund të orës mësuesja e matematikës u thotë nxënësve të klasës së parë:
Fëmijë, për detyrë shtëpie shikojeni lojën e Barcelonës.

Dec 24, 2011

Punë shefi

Cili është dallimi në mes jush dhe shefit tuaj:

Kur ti punon pas orarit të punës, atëherë je i ngadalshëm.
Kur shefi juaj punon më gjatë, ai është i përkushtuar!

Kur ti nuk bënë asgjë, je dembel.
Kur shefi juaj nuk bënë asgjë, është tepër i zënë me punë.

Kur gabon, ti je vagabond.
Kur shefi juaj gabon, ai është – vetëm njeri!

Kur bënë diçka pa e pyetur atë, i ke tejkaluar kompetencat tuaja.
Kur shefi yt e bën të njëjtën gjë, ajo quhet iniciativë. 

Kur mbron mendimin tuaj, ti je kokëfortë.
Kur të njëjtën gjë e bën shefi juaj, ai është i fortë dhe i vendosur.

Narko-Gjyshja

Nipi narkoman: “Gjyshe a mos i ke parë ato tabletat e vogla? Kanë qenë mbi tavolinë”
Gjyshja: “O hiqju tabletave! A i ke pa ato kuçedrat në kuzhinë?!”

Dec 15, 2011

Mrekullia

Vjen burri ne shtëpi dhe e kap gruan e tij në shtrat me një burrë të panjohur. 
“Grua, çfarë bën ky njeri në shtratin tim?!”
“Mrekulli i dashur, ky bën mrekulli!”

Kravata

Një grua e re hyn në butik dhe thotë: Dëshiroj t’ia blejë burrit një kravatë, një të mirë e cila do t’ia hapte sytë.
Shitësja: Të gjitha kravatat ia hapin lehtë sytë burrave – vetëm duhet t’i shtrëngosh fort rreth qafës së tyre! 

Mollët

Bisedojnë dy bionde:
“Mjeku më ka thënë se për një javë duhet të jetoj vetëm me molla”
Ndërsa kjo tjetra e pyet: “E çfarë ndodh nëse rrëzohesh nga molla?”

Shija

Futet tipi në dyqan dhe e pyet shitësen nëse ka kondomë me erë të luleshtrydhes.
“Nuk kemi”, i përgjigjet shitësja.
“E me erë të pjeshkës?”
“Nuk kemi”
“E mos rastësisht keni me erë të mollës?”
“As të tillë nuk kemi. Ti djali i mirë a po mendon të flesh me të a të bësh kompot?”

Kulmi i dehjes:

Futesh në taksi dhe taksisti të pyet:
“Ku ki me shku?”
E ti i përgjigjesh:
“Çka po ta ndien ty!”

Disa fjalë të urta

ETNO SHTËPIA
Shtëpia pa rrymë, ujë e telefon për shkak të faturave të papaguara.

BURRI
Qenie e aftë të shërohet nga varshmëria e qumështit, por jo edhe e gjirit.

RROGA E 13
Rroga të cilën e merr pas 20 muajsh rrogë (e papaguar) te ndërmarrësi privat.

TEOREMA E PITAGORËS PËR PATUNDSHMËRI
Shuma e metrit katrorë në qendër është e barabartë me shumëfishin e metrave katrorë në periferi.

NDIHMA SOCIALE
Sasia e parave me të cilën nuk mund të jetoni, por që as nuk iu lejon të vdisni urie.

Ermal Mamaqi ne Kenga Magjike

- Un nuk kam pse te falenderoj ty Ardit se kam ardh me forcat e mia ktu...
- Nuk ju falenderoj ju publiku se te gjith qe keni ardh, keni ardh me ftesa dhe askush se ka paguar bileten...
- Dhe nuk kam pse te falenderoj ata qe kane bere kengen time se i kam paguar nji me nji , dhe meqe eshte dhe kryeministri ketu i kam paguar me gjith' TVSH...

Pijaneci

Nje pianec duke share shishen bosh te birres
-Ti ndyresire je bere shkak qe une te prishem me gruan.Ti meriton te behesh copa copa
Pastaj shikon nga nje shishe plot dhe i thote:
-Ti ri rehat se je e pafajshme