Pages

As Chuck Norrisi nuk mundet

Çka nuk mundet Chuck Norrisi?
Me e shti Serbinë në BE!

Gjëegjëza

Ditën leh e natën noton – çka është?
Proteza e vjehrrës.

Matematika

Në fund të orës mësuesja e matematikës u thotë nxënësve të klasës së parë:
Fëmijë, për detyrë shtëpie shikojeni lojën e Barcelonës.

Dec 24, 2011

Punë shefi

Cili është dallimi në mes jush dhe shefit tuaj:

Kur ti punon pas orarit të punës, atëherë je i ngadalshëm.
Kur shefi juaj punon më gjatë, ai është i përkushtuar!

Kur ti nuk bënë asgjë, je dembel.
Kur shefi juaj nuk bënë asgjë, është tepër i zënë me punë.

Kur gabon, ti je vagabond.
Kur shefi juaj gabon, ai është – vetëm njeri!

Kur bënë diçka pa e pyetur atë, i ke tejkaluar kompetencat tuaja.
Kur shefi yt e bën të njëjtën gjë, ajo quhet iniciativë. 

Kur mbron mendimin tuaj, ti je kokëfortë.
Kur të njëjtën gjë e bën shefi juaj, ai është i fortë dhe i vendosur.

Narko-Gjyshja

Nipi narkoman: “Gjyshe a mos i ke parë ato tabletat e vogla? Kanë qenë mbi tavolinë”
Gjyshja: “O hiqju tabletave! A i ke pa ato kuçedrat në kuzhinë?!”

Dec 15, 2011

Mrekullia

Vjen burri ne shtëpi dhe e kap gruan e tij në shtrat me një burrë të panjohur. 
“Grua, çfarë bën ky njeri në shtratin tim?!”
“Mrekulli i dashur, ky bën mrekulli!”

Kravata

Një grua e re hyn në butik dhe thotë: Dëshiroj t’ia blejë burrit një kravatë, një të mirë e cila do t’ia hapte sytë.
Shitësja: Të gjitha kravatat ia hapin lehtë sytë burrave – vetëm duhet t’i shtrëngosh fort rreth qafës së tyre! 

Mollët

Bisedojnë dy bionde:
“Mjeku më ka thënë se për një javë duhet të jetoj vetëm me molla”
Ndërsa kjo tjetra e pyet: “E çfarë ndodh nëse rrëzohesh nga molla?”

Shija

Futet tipi në dyqan dhe e pyet shitësen nëse ka kondomë me erë të luleshtrydhes.
“Nuk kemi”, i përgjigjet shitësja.
“E me erë të pjeshkës?”
“Nuk kemi”
“E mos rastësisht keni me erë të mollës?”
“As të tillë nuk kemi. Ti djali i mirë a po mendon të flesh me të a të bësh kompot?”