Pages

Apr 27, 2011

Mësuesi

Hyn mësuesi në klasë dhe menjëherë fillon t’i pyes nxënësit: “Ti, dil te dërrasa e zezë, përsërite çfarë kemi mësuar orën e kaluar?”
“Po mësues unë nuk e di...”
“A nuk e ke përsërit mësimin a?”
“Nuk kam mundur... Mbrëmë kam luajtur letra me shokë, i piva nja dy birra, e kur jam kthyer në shtëpi diku në orën tre të mëngjesit”
“Si s’të vjen turp?!? Çka bën ti në shkollë?”
“Po më thirrën nga zyrja e drejtorit... Erdha ta rregulloj radiatorin...”

I pari

E pyet burri gruan:
- “E dashur a jam unë i pari me të cilin ke fjetur?”
- “Po i dashur je i pari. Me të tjerët kam qëndruar zgjuar tërë natën”.

Nusja e mërzitur

- Mbaroi dasma me këngë e valle, u larguan njerëzit një nga një. Dhëndri e kap nusen për dore dhe i thotë: Zemër a u mërzite që e le nënën? Ajo ia kthen: Jo, më shumë u mërzita që gjeta tënden!

Apr 25, 2011

Sa bëjnë 10+5?

- Mësuesja e pyet nxënësin: -Sa bëjnë 10 + 5? Nxënësi: -Nuk e di mësuese. Mësuesja: -Paramendo nëse në njërin xhep i ke 10 euro dhe në tjetrin 5. Domethënë...? Nxënësi: -Domethënë se nuk i kam veshur pantollonat e mia.

Zgjedhimi i foljes

- Mësuesi i thotë nxënësit: -“Ma zgjedho foljen “ec”. -Nxënësi: “Unë eci, ti ecën” . -Mësuesi: “Më shpejt se nuk kemi kohë”. -Nxënësi: “Unë vrapoj, ti vrapon ...”.

Nxënësi me papagall në shkollë

- Një nxënës merr papagallin e tij në shkollë. Mësuesja e pyet: Pse e more këtë papagall në shkollë? Nxënësi: Ia shpëtova jetën, e mora nga frika se babai i tha nënës që do të ta ha zogun kur të shkojë djali në shkollë.

Beni i pasaktë në matematikë

- E pyet mësuesja Benin: Beni, sa bëjnë 8 x 2? Beni: 21. Mësuesja: Jo Beni, bëjnë më pak! Beni: 20. Mësuesja: Jo Beni, ende me pak. Beni: bëjnë 16. Mësuesja: Po, të lumtë Beni, por pse s’ma the më përpara. Beni: Po që të bëja pak pazar me ty.

Apr 20, 2011

Chuck Norrisi

Vetëm Chuck Norrisi e ka opsionin “Comment this Like” në Facebook

Apr 18, 2011

Shqiptari më i forti

- Bie një shqiptar prej katit të dhjetë në tokë dhe shpëton. Shkon dhe e pyet një gazetar: Si shpëtove, a mund ta bësh përsëri? Ai: Po mund ta provoj vetëm nëse më siguroni që prapë bie me kokë në tokë.

Pushimet

E pyet djali i vogël të atin:
Babi çfarë shanse kemi që sivjet të shkojmë në pushime?
Dëgjo biri im, 40% shkojmë e 100% nuk shkojmë.

Impotenca

Shkon gruaja te mjeku:
“Doktor po vuaj nga impotenca”.
“Si është e mundur kjo? Ju jeni grua”.
“Po burri im është i sëmurë nga impotenca, ndërsa unë po vuaj”.

Apr 17, 2011

Telefoni mobil

Një çift duke bërë dashuri kur gruaja i thotë burrit:
“A e di i dashur se je si telefoni mobil në shtrat?”
“Po a, pse a kaq bukur po e përdori vibrimin a?”, përgjigjet burri duke u mburrur.
“Jo o qyqan por po të humb sinjali sa herë që po futesh në tunel!”

Apr 15, 2011

Shoqet në ekskursion

- Dy vajza ishin në ekskursion në Prizren. Ato po ecnin nëpër Shatërvan. Kur i sheh një djalë, i pyet: Hej, a jeni lezbike a? Njëra nga ato ia kthen: Jo, ne jemi të ekskursionit!

Peshkimi

Herët në mëngjes burri zgjohet nga shtrati dhe fillon të vishet.
Ku po shkon kaq herët?, e pyet gruaja
Po shkoj në peshkim, ti vetëm flej.
Kur doli jashtë, burri pa se ishte dimër i madh, acar dhe vendosë të kthehet sërish në shtrat. I afrohet gruas në shtratin e nxehtë dhe i thotë: “Shumë ish ftohtë jashtë”
Gruaja i përgjigjet: “Paramendo ai burri im budalla shkoi në peshkim”.

Fjalimi i fundit

Në dasmë dhëndëri iu drejtohet dasmorëve: “Të dashur miq, pasi që më nuk do të kem rastin të flas...”

Apr 13, 2011

Zgjohu Atifete

Presidentja e Kosoves -
Atifete Jahjaga
Zgjohet herët në mëngjes vesh uniformën me kujdes, fërkon sytë nga gjumi i natës ëndrrën ia tregon kunatës.

Rrugës për në punë kur shkova nja tre burra i takova… M’thirrën n’emër Atifeteee Eja bëhu presidente... Jo – iu thash – se s’më len nana por s’më pyeten dhe u bana.

I thotë kunata - zgjohu Atifete kthjellu pak, a je në vete - Nuk është ëndërr por sahi (e vërtet) Presidente je bërë ti.

Hashimi e tha me gojën e vetë s’kemi nevojë për president, tash do t’kemi presidente Emrin e ka Atifete…!/Facebook: faqja ma nice e gjk’s.

Apr 12, 2011

Roja e lumit

- Roja e lumit e sheh një njëri që po provon të hyjë në lumë. Roja: - A nuk e sheh që është e ndaluar të lahesh këtu?. Njeriu: Po unë nuk do të lahem, por dëshiroj të mbytem!. Roja: Eh kjo është muhabet tjetër. Më Fal që të pengova!

Shitorja e këpucëve

- Agroni thërret në telefon dhe pyet: Alo a është shitorja e këpucëve? Jo, keni gabuar numrin. - Jo numrin e kam mirë, por nuk po më pëlqen ngjyra, i përgjigjet Agroni.

Operacioni

Nga salla e operacionit del një mjek i ri. I afrohet një koleg më i vjetër, e prek në krah dhe e pyet:
“Edhe djali i mirë si kaloi operacioni i parë?”
“Operacioni? Unë mendova se ishte obduksion!”

Keqkuptimi

- Derisa po flinte një çift, bie zilja. Gruaja: Zgjohu se burri. Ky vishet e me vrap, del jashtë nga ballkoni dhe posa ecën dy metra, kthehet dhe i thotë gruas: Oj debille, unë jam burri yt..

Biondja dhe mollët

Bisedojnë dy bionde:
Mjeku më ka thënë se në dy javët e ardhshme duhet të jetojë vetëm me molla.
Tjetra e pyet:
E çka ndodhë nëse bjen prej mollës?

Doktori dhe pacienti

- Një pacienti shkon te doktori. Pacienti: Doktor e kam një problem. Doktori: Çfarë problemi keni? Pacienti: Harroj shumë shpejtë. Doktori: Që sa kohë e keni këtë problem?Pacienti: Cilin problem ?

Gomari

Nëse gjatë tërë ditës jeni aktiv si bletë, punoni si kali dhe në fund të ditës jeni lodhur si qen, bisedoni me veterinarin, ekziston mundësia se ju jeni gomar!

Duke u mbytur në det

- Njëri po mbytej në det e po thërriste: Ndihmë! Ndihme!, po mbytem, s’di not. I afrohet njëri e i thotë: Do you speak english? Yes, yes, I speak english, help me please! Budalla, ç’të duhet anglishtja tani, pse s’ke mësuar notin?, ia kthen ky tjetri.

Kuzhina dhe pornografia

Gruaja shikon në TV një emision për kuzhinë, hyn burri në dhomë dhe i habitur e pyet: “Pse po shikon kur nuk ke lidhje me kuzhinë?”
E gruaja i përgjigjet: “Po edhe ti rregullisht shikon filma porno!”

Apr 2, 2011

Bileta

Kur Chuck Norrisi hip në autobus, kontrolla blenë bileta!

Gjatë operacionit

- Një i sëmurë donte të operohej. U mblodhën të gjithë te spitali dhe filloi operimi. Pas ca orësh doli doktori nga salla dhe tha: Operimi shkoi me sukses, por pacienti vdiq

Vjehrra

Djali kureshtar e pyet babin:
“Babi si quhej vjehrra e Adamit?”
“Vjehrra e Adamit?” habitet babai.
“Po Adami nuk ka pasur vjehërr o bir, ka qenë parajsë atëherë!”